8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Faqja në përkrahje të LDK-së fyen Saranda Bogujevcin dhe keqinterpreton një fotografi të saj me Daciqin

Rekomandime

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, është ofenduar nga një faqe që mbështet Lidhjen Demokratike të Kosovës, pikërisht një ditë pasi që zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha “jemi lodhë me këso gjanash”, në emisionin Pressing në T7 teksa ishte duke folur për të pagjeturit.

- Advertisement -

Në postimin e faqes “LDK për Kosovën” është publikuar një fotografi e deputetes Bogujevci me Ivica Daçiqin gjatë një ekspozite në Beograd në vitin 2013.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie ku deputetja Bogujevci i tregon për kr.imet që ka kryer ushtria serbe Daçiqit, simpatizantët e kanë quajtur Bogujevcin “turp i secilit të zhdukur”.

“Saranda, dje desh i gurgullove sytë kundër deputetëve të LDK-së, zv. kryeministrit Driton Selmanaj dhe shefit të grupit Arben Gashi! Saranda, je turpi i secilit të zhdukur, vr.arë e dhu.nuar sepse ti për një grusht vota desh e “vr.ave” secilin deputet të LDK-së”, thuhet në postimin e kësaj faqe.

- Advertisement -

 

- Advertisement -

Gjatë natës së mbrëmshme, zëvendëskryeministri Selmanaj ka pasur një përplasje verbale me drejtorin e Gazetës Insajderi, Parim Olluri në emision Pressing në T7 idhur me çështjen e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

Olluri ka thënë se Bogujevci, një e mbijetuar nga ma sakra në Podujevë, ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve. Megjithatë, Selmanaj ka replikuar se “jemi lodhur me gjëra të tilla”

Pas këtyre shkrimeve në faqen që mbështet LDK-në ka reaguar edhe gazetari Vullnet Krasniqi që tha se ka qenë prezent në ekspozitën në Beograd.

Ai tha se në këtë ekspozitë janë ekspozuar të gjitha kr.imet që janë bërë ndaj familjes Bogujevci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit