2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Fati i Nisma-s dhe AKR-së në dorën e votave nga Serbia

Rekomandime

Anëtarë të koalicionit Nisma – AKR kanë thënë për gazetën se nëse në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit hyjnë edhe votat e ardhura nga Serbia, atëherë ata rrezikohen edhe më shumë që të mos e kalojnë pragun zgjedhor. Sipas tyre, nëse nuk numërohen këto vota ata do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

- Advertisement -

Koalicioni Nisma – AKR ende nuk e ka të sigurt kalimin e pragut zgjedhor, ndonëse anëtarë të këtyre dy subjekteve vazhdimisht janë shprehur optimistë se do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ajo çfarë i frikëson anëtarët e këtij koalicioni janë votat e ardhura nga Serbia, pasi nëse ato përfshihen në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, atëherë Nisma dhe AKR-ja nuk do të kenë vota të mjaftueshme për ta kaluar pragun.

Anëtarë të AKR-së kanë thënë për “Zërin” se nëse nuk numërohen votat e ardhura nga shteti serb, atëherë ata do ta kalojnë pragun, porse nëse ndodh e kundërta gjasat janë shumë të mëdha që ky koalicion të mos jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit