1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fatmir Limaj: Jam i befasuar me rritjen e VV-së, nuk është rezultat normal demokratik

Rekomandime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka se procesi zgjedhor i 14 shkurtit ka shkuar në rregull, por thotë që është i befasuar se si VV i ka dyfishuar votat.

- Advertisement -

Ai thotë se me kohë do të merren parasysh ato që ndodhën, por thotë se zhvillimet në Kosovë nuk ishin reale për këtë ndryshim.

Ai ka komentuar rezultatin e partisë së tij, e cila nuk kaloi pragun, duke thënë se puna që kanë bërë në terren ka qenë e madhe.

“Është e vërtetë që kemi pasur vetëbesim duke marrë parasysh aktivitetin në terren, punën ekipore. Mund të them se nisma nuk ka pasur asnjëherë më shumë fushatë se sa tani ën terren. Kemi qenë të bindur se ajo që mund të bëjmë si struktura dhe aktivistë në terren. Rezultati në fund, ajo që prodhoi rezultati zgjedhor. Doli që ne kemi qenë në garë politike shumë të pazakontë për zgjedhje normale. Duke llogaritur se Kosova ka kaluar në demokraci normale, tash e disa vite bëjmë zgjedhje. Një proces demokratik. Nuk është hera e parë që kemi ndryshim sistemi. Ajo që kemi parë është se janë zgjedhje përtej normales dhe normalitetit demokratik. Kemi pasur parametra të jashtëzakonshëm në krahasim me demokracinë. Shihet se nuk kemi pasur një rezultat normal demokratik”, ka thënë Limaj në Pressing.

- Advertisement -

Ai ka treguar edhe çfarë e ka befasuar më së shumti me rezultatet e zgjedhjeve.

“Është goxha interesante se si një subjekt mund të rritet dyfish. Koha do të na tregojë se si ndodhi deri tek ky rezultat. Në kushte normale nuk ka pasur zhvillime që të arrihet ky rezultat. Kur kemi një diktaturë, atëherë është e kuptueshme”, ka thënë Limaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit