10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fatmir Sejdiu nuk e mohon mundësinë e kandidimit për kryetar të LDK’së

Rekomandime

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nuk e ka mohuar e as pohuar se mund të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Sejdiu në T7, kur u pyet se a mund të jetë kandidat për kryetar të LDK’së, ai tha se nuk e din.

“Nuk e di, unë them diçka tjetër, në këtë proces jam shumë i gatshëm që të marrë barrën e proceseve urgjente me një ekip që do të autorizohej nga Këshilli i Përgjithshëm, dhe të shkojmë shumë shpejt në pjesën operative të reformave që janë, stadi i parë i ecjes, dhe fazën e dytë e tretë të thellojmë ato procese”, tha Sejdiu.

“Jam i gatshëm të ofrojë gjithë ekspertizën time edhe si njeri i profesionit, por edhe si njeri që kam udhëhequr LDK’në, kam qenë formalisht, pasi fatëkeqsisht nuk kam pasur mundësinë ta udhëheqi”, shtoi Sejdiu.

- Advertisement -

Kujtojmë se pas dorëheqjes se liderit të LDK’së, Isa Mustafa, janë përmendur shumë emra të cilët potencialisht mund të jenë kryetar të kësaj partie.

Ndërsa, zyrtari i LDK’së, Anton Quni ekskluzivisht në emisionin Pressing në T7, ditë më parë ka konfirmuar kandidurën e tij si kryetar i LDK’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit