10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zvicra pritet të lehtësojë masat anti covid

Rekomandime

Në fillim të muajit mars, Zvicra pritet të lehtësojë masat anti covid.

- Advertisement -

Lajmin për këtë e ka konfirmuar qeveria zvicerane, të mërkurën në një konferencë për shtyp shkruan CNN.

Së shpejti, të gjitha dyqanet, muzetë, bibliotekat, sportet, kopshtet zoologjike do të rihapen.

Tutje, qeveria njoftoi se qytetarët do të marrin dritën e gjelbër për t’u takuar në ambiente të hapura, me më shumë se 15 persona, transmeton GazetaShneta. Presidenti, Guy Parmelin, shtoi se ky vendim mund të mos jetë i mirëpritur për një përqindje të popullsisë.

- Advertisement -

Në anën tjetër, Alain Berset, anëtar i Këshillit Federal Zviceran, përmes Twitter tha se qeveria ka ndërmarrë “një rrezik të llogaritur: për shoqërinë, për ekonominë dhe veçanërisht për të rinjët dhe të prekurit nga kjo krizë”.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Zvicra regjistroi mbi 1 mijë e 300 raste pozitive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit