7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

FBI: Qeveri të huaja kanë ndërhyrë me hakera për të vjedhur vaksinën kundër Covid-19

Rekomandime

Një zyrtare e lartë e FBI-së për sigurinë kibernetike tha se hakera të qeverive të huaja kanë ndërhyrë në rrjetet e kompanive që kryejnë kërkime për kura të mundshme për COVID-19, sëmundjen e frymëmarrjes që shkakton koronavirusi.

Zv.Ndihmës Drejtorja e FBI-së Tonya Ugoretz, u tha pjesëmarrësve në një panel në internet të organizuar nga Instituti Aspen se FBI-ja kohët e fundit kishte parë hakera të mbështetur nga shtete të huaja që gjurmonin përreth një seri institucionesh të kujdesit shëndetësor dhe institucionesh kërkimore.

- Advertisement -

“Ne sigurisht kemi parë veprimtari zbulimi dhe një numër ndërhyrjesh në disa nga këto institucione, veçanërisht ato që e kanë identifikuar publikisht veten se janë duke bërë punë kërkimore për COVID-in“, tha ajo.

Ugoretz tha se është e kuptueshme që institucionet që punojnë për kura premtuese ose një vaksinë të mundshme të lajmërojnë publikisht për punën e tyre.

Sidoqoftë, tha ajo, ana e trishtë është se kjo i bën ata një objektiv për shtetet e tjera që janë të interesuara të grumbullojnë detaje të sakta rreth asaj që po bëhet dhe ndoshta edhe të vjedhin të dhënat e pronësisë intelektuale nga këto institucione.

- Advertisement -

Ugoretz tha se hakerat e mbështetur nga shteti shpesh e kanë patur në shënjestër industrinë bio-farmaceutike, por tha se “sigurisht që kjo është shtuar gjatë kësaj krize.

Ajo nuk përmendi vende specifike ose identifikoi organizata të synuara.

- Advertisement -

Ugoretz gjithashtu nuk identifikoi kompanitë e vëna në objektiv të sulmeve. FBI-ja nuk iu përgjigj një emai-il ku kërkoheshin komente të mëtejshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit