-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Fëmijët e tu nuk flasin shqip në shtëpi”, Latifi i reagon Ganimete Musliut pas deklaratës për Kurtin

Rekomandime

Filozofi Blerim Latifi ka reaguar pas deklaratave të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut që tha dje se Albin Kurti është kryeministri i parë shqiptar, fëmijët e të cilit nuk flasin shqip.

Latifi në një shkrim në Facebook ka thënë se edhe Ismail Qemaili e kishte gruan greke e fëmijët e tij flisnin greqisht në fillim.

- Advertisement -

I njejti ka përmendur edhe Pandeli Sotirin dhe Hasan Prishtinën.

Ka edhe shumë e shumë raste të tilla. Ndërkaq, ka me qindra shembuj të tjerë për shqiptarë që nanë e babë i kanë pasur shqiptarë, por gjithë jetën e tyre u kanë shërby armiqve të kombit shqiptar. Ashtu siç sot ka sa e sa zuzarë që gjuhën shqipe dhe shkronjat e saj i përdorin kundër vetë kombit shqiptar”, tha ai.

Shkrimi i plotë:

- Advertisement -

Ismail Qemali e kishte gruan greke dhe fëmijët e tij flisnin greqisht në fillim, por kjo nuk e kishte penguar që ai të vihej në krye të lëvizjes kombëtare që shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

Pandeli Sotiri ishte i martuar me greke, por kjo nuk e pengoi që ai të bëhej patrioti i parë që hapi shkollën e parë laike shqipe në historinë e kombit shqiptar.

- Advertisement -

Hasan Prishtina e kishte gruan ukrainase, por kjo nuk e pengoi që ai të luftonte gjithë jetën e tij për lirinë dhe të drejtat e kombit shqiptar.

Ka edhe shumë e shumë raste të tilla.

Ndërkaq, ka me qindra shembuj të tjerë për shqiptarë që nanë e babë i kanë pasur shqiptarë, por gjithë jetën e tyre u kanë shërby armiqve të kombit shqiptar.

Ashtu siç sot ka sa e sa zuzarë që gjuhën shqipe dhe shkronjat e saj i përdorin kundër vetë kombit shqiptar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit