15.7 C
Pristina
Saturday, April 6, 2024

Ferizaj: Nuk merren vesh në komunikacion, nxerrin revolet

Rekomandime

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, e ka kërcënuar një tjetër me armë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, përkatësisht në rrugën ‘Bajram Ademi’.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një revole, një karikator me 15 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik ka kanosur me armë viktimën mashkull K-Shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë (revole), një karikator 15 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit