1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Fetah Rudi rrëfen si e kishte shpëtuar nga atentati “Dëshmitari X”: Dëgjova që atë ditë dikush do të vritej, por jo Ibrahim Rugova

Rekomandime

Deputeti zgjedhur i LDK-së, Fetah Rudi, i cili si pasojë e një atentati me armë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është i palëvizshëm, ka thënë se nuk ka dyshime se sulmi ndaj tij është i motivuar politikisht.

- Advertisement -

Rudi në RTV Dukagjini, ka treguar një moment kur i ka shpëtuar atentatit të parë.

Ai rrëfen se gjatë një tubimi të fushatës zgjedhore që LDK po mbante në stadiumin e Prishtinës e ka parë Agim Zogajn, i njohur si ‘Dëshmitari X’ dhe e ka përshëndetur, pasi më të ishin njohur edhe në Kleçkë, si pjesëtarë të UÇK-së.

Rudi tregon se disa persona i kanë bërë me shenjë Zogajt më kokë në drejtim të tij, me qëllimin që t’i tregonin se ai ishte Fetah Rudi.

- Advertisement -

Ai thotë se në atë moment nuk e ka pasur idenë se kishte qenë shënjestër për t’u vrarë, por shton se këtë e kuptoi më vonë kur një djalë i ri i ishte afruar duke i thënë se “je në rrezik për jetë”.

Rudi thotë se personi në fjalë ishte dërguar nga vetë Agim Zogaj, që unë të kem kujdes.

- Advertisement -

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, thotë se pas këtij paralajmërimi kishte shkuar te Presidenti Rugova, duke ia treguar rastin.

Rugova e kishte strehuar në binë dhe më pas njerëzit e tij e kishin përcjellë deri në Malishevë.

Ai thotë se në radiolidhje te sigurimi i Rugovës kishte dëgjuar “që dikush sot do të vritej, por ai nuk ishte Presidenti Rugova”.

Rudi thotë se rreth një muaj e gjysmë pas këtij paralajmërimi, ndaj tij u bë atentati me breshëri plumbash, e që ka bërë që ai sot të jetë i paralizuar në karrocë invalidësh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit