1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

FIet ish-bashkëIuftëtari i Mujë Krasniqit, për këtë gjë ka nevojë Ushtria e Kosovës

Rekomandime

Më 14 dhjetor të vitit 2018, Kosova ka formuar Ushtrinë e saj. Ndonëse emri FSK nuk ka pësuar ndryshime për shkak të pamundësive për ndryshime kushtetuese, ligjet që janë miratuar atëkohë në Kuvendin e Kosovës, i kanë dhënë FSK-së kapacitete ushtarake gjatë një procesi transformimi brenda disa viteve.

- Advertisement -

Kanë kaluar pothuajse 5 vjet që nga formimi i Ushtrisë, Hazir Murati ish- ushtar e sot Rreshter Major në Forcat e Sigurisë së Kosovës, thotë se ushtria është një forcë moderne, shumë profesionale, etnike dhe e gatshme në çdo kohë për ta mbrojtur sovranitetin e vendit.

Haziri për “Bota sot” thekson se duhet shtuar financat për t’i plotësuar kërkesat e Ushtrisë.

“Mendoj se është bërë mjaft në progresin e vendit tonë në të gjitha sferat jetësore dhe institucionale, nëse e kemi parasysh që nuk kemi pasur asgjë, sepse kemi qene nën okupim dhe nuk ka qenë e lehtë me dalë në rrugë, e me u përballë me policinë serbe edhe për nevojat ma elementare. Ka vend për të dëshiruar edhe më shumë. Unë mendoj se po, vetëm më duhet që të mendohet dhe zhvillohet ma shumë çështja ekonomike në vendin tonë dhe të hapen vende të reja pune që të rinjtë tanë të mos emigrojnë jashtë vendit sepse është çështja ma vitale e çdo shoqërie, e në këtë rast edhe rinia jonë. Ushtria jonë është një forcë moderne dhe shumë profesionale, etnike dhe e gatshme ne çdo kohë për ta mbrojtur sovranitetin e vendit tonë. Vetëm duhet shtuar financa për t’i plotësuar kërkesat e nevojshme të saj, të jetë në proporcion me shtetet e rajonit me teknikë ushtarake sepse është më se e nevojshme”, deklaron Murati.

Hazir Murati

- Advertisement -

FSK në vazhdimësi po i rritë kapacitetet dhe profesionalizmin e saj. Ministri aktual i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”, ka thënë se si ministër ka arritur të finalizojë legjislacionin që e dërgon edhe FSK-në jashtë vendit si pjesë e operacioneve ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje e ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere.

“Në vitin 2021 Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në misionin e parë paqësorë të mundësuar nga ushtria amerikane në Kuvajt me shumë shtete të tjera të rëndësishme, duke u bërë jo vetëm si konsumuese por edhe eksportuese e sigurisë. Ky proces kërkon përkushtim por gjithashtu edhe koordinim me partnerët tanë të përbashkët”, ka deklaruar Mehaj.

- Advertisement -

Hazir Murati i cili ka qenë ushtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish- bashkëluftëtar i Mujë Krasniqit, ka krahasuar kapacitetet e ushtrisë së sotme me atë të viteve 1998/99.

Sipas tij, janë larg njëra me tjetrën, pasi që gjatë periudhës së luftës për një armë personale do të duhej të shkonin në Shqipëri për ta siguruar, ndërsa sot për armë dhe municione nuk ka problem.

Sipas tij, ushtria ka artileri modern dhe po forcohet dita e ditës.

“Është diemetralisht larg njëra me tjetrën krahasimi i sotëm i Ushtrisë së Kosovës me atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1998-1999, sepse jemi 25-vite pas dhe kanë ndryshuar shume rrethanat, mundësitë dhe profesionalizmi doktrinor. Gjatë periudhës së luftës 1998-1999 për një armë personale është dashtë të shkosh në Shqipëri për t’u pajisur me të, t’i kalosh alpet shqiptare edhe pse kufiri shqiptaro-shqiptar në atë kohë ka qenë ndër kufijtë ma të rrezikshëm në evropiano- juglindore sepse Serbia e dinte shume mirë se nga i kishim korridoret kryesore për furnizim me armatim dhe municion. Andaj, ajo e kishte bllombuar apo e kishte blinduar nga të gjitha anët me forcat ma elitare të ushtrisë së saj, si dhe e kishte minuar çdo cep të tij, por rinia shqiptare nuk hezitoj për asnjë moment dhe ja mësyni kufirit sepse e kishin ngarkuar mbi supet e tyre te njoma misionin më të rëndë të kohës: luftën për çlirimin e vendit. E sot nuk qëndron më ky problem për armë dhe municion. Sot kemi artileri moderne dhe po forcohemi dita e ditës”, shton Murati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit