Gazetari i “Kyiv Independenet” ka deklaruara se beteja e madhe e Donbasit sapo ka nisur.
Shefi i shtabit presidencial në Ukrainë tha sot se “faza e dytë e luftës ka filluar”, duke iu referuar ofensivës së re ruse në lindje të Ukrainës, raporton Reuters.
Deklarata e shefit të shtabit Andriy Yermak konfirmon komentin e zyrtarit të lartë të sigurisë në Ukrainë, i cili tha më herët sot se Rusia kishte nisur ofensivën e saj të re në Ukrainën lindore.
“Besoni në ushtrinë tonë, ajo është shumë e fortë,” shkroi Yermak në Telegram për të siguruar ukrainasit se forcat e Ukrainës mund të ndalojnë ofensivën.
Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase gjithashtu njoftoi sot se Rusia ka nisur sulm në Ukrainën lindore.
Shtabi i Përgjithshëm raportoi fillimin e ofensivës së Rusisë në lindje. Forcat ruse shtuan operacionet sulmuese dhe sulmuese në disa drejtime në lindje të Ukrainës.