7.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Komandanti ukrainas i jep mesazh Perëndimit nga Mariupoli: Nuk do të dorëzohemi, por na duhet armatim

Rekomandime

Komandanti i Brigadës së 36-të të Veçantë Detare, Serhiy Volyna, i është drejtuar me një mesazh NATO-s nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Ai ka kërkuar armatime që ushtria ukrainase të mund t’i bëjë ballë sulmeve të vazhdueshme të Rusisë.

- Advertisement -

“Unë jam Serhiy Volyna, Komandanti i Brigadës së 36-të të Veçantë Detare me emrin e admiralit Mykhailo Belinsky, po ju drejtohem nga Mariupoli i rrethuar.

Ne nuk do të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në fund”, shrkoi ai.

Por besnikëria jonë ndaj betimit nuk mjaftoi për të çliruar Mariupolin.

- Advertisement -

Ne kemi nevojë për armatim të rëndë.

Është në fuqinë e BE-së dhe SHBA-së që të na e ofrojnë atë.

- Advertisement -

Armatimi i rëndë për mbrojtësit e Mariupolit do të shpëtojnë grupin ushtarak ukrainas.

Mariupol mund të shpëtohet.

Jemi gati të luftojmë deri në pikën e fundit të gjkut.

Por ne duhet të dimë se bota ka bërë gjithçka që është e mundur për këtë.

Atëherë jemi gati të bëjmë edhe të pamundurën për vendin tonë”, përfundoi ai. /Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit