8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Izraeli shkatërron raketën e lëshuar nga Gaza

Rekomandime

Sistemi i mbrojtjes raketore “Iron Dome” i Izraelit ka shkatërruar një raketë nga Rripi i Gazës të hënën, sipas Forcave të Sigurisë izraelite (IDF).

- Advertisement -

Sirenat u dëgjuan mbi fshatrat Kissufit dhe Ein HaShlosha në kufirin e Izraelit me Gazën, ndërsa një shpërthim u dëgjua në zonën e Eshkol-it.

Shërbimi i urgjencës në Izrael ka njoftuar se gjatë sulmit nuk ka patur raportime për të lënduar.

Sipas raporteve në enklavë, Hamasi dhe Xhihadi Islamik kanë liruar selitë e tyre në pritje të një përgjigjeje izraelite.

- Advertisement -

Kjo erdhi pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklaruan një alarm të rremë mbi sirenat e raketave në zonë, të dielën.

Hamasi, grupi militant përgjegjës për Rripin e Gazës dhe Xhihadi Islamik kanë kërcënuar së fundmi se do të godasin Izraelin pas tensioneve të forta në Jerusalem, dhe në veçanti inkursionit të personelit izraelit të sigurisë në xhaminë Al-Aksa.

- Advertisement -

Pavarësisht nga këto paralajmërime, inteligjenca e Izraelit nuk beson se përshkallëzimi i fundit do të kalojë në Iuftë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit