12.9 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Finlanda tha se do të futet në NATO, Putin i dërgon sistemin raketor në kufi

Rekomandime

Pas paralajmërimeve duket se ka ardhur dhe kërcënimi konkret. Rusia ka dërguar një sistem raketor me armë të rënda pranë kufirit me Finlandën, vend i cili po shqyrton nëse dëshiron t’i bashkohet NATO-s marrë shkas nga ajo që po ndodh në Ukrainë.

- Advertisement -

Kështu raporton “Daily Mail”, që ka publikuar dhe pamje filmike ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga Kremlini. Në video shfaqen dy sisteme raketore të mbrojtjes detare të transportohen në rrugën që lidh Shën Pjetërburgun me kryeqytetin finlandez, Helsinki. Mjetet luftarake ruse, të sistemit K-300P Bastion-P, janë në gjendje të shkatërrojnë anijet sipërfaqësore deri tek grupet luftarake të aeroplanmbajtësve.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, paralajmëroi se zgjerimi i NATO-s në Finlandë dhe Suedi nuk e përmirësojnë sigurinë në Europë.

- Advertisement -

E gjithë kjo vjen teksa presidenti rus, Vladimir Putin, kërcënoi armiqtë perëndimor se do të përballen me pasoja nëse përkeqësojnë situatën në Ukrainë. Ai paralajmëroi krijimin e valëve të emigracionit në Europë gjatë një takimi me homologun bjellorus, Aleksandër Lukashenko, në bazën hapësinore në Vostoçni. Putin theksoi se qëllimet e operacionit ushtarak në Ukrainë janë fisnike dhe se do të përmbushen të gjitha synimet, përfshirë mbrojtjen e Donbasit dhe mposhtjen e atyre që i konsideroi neo-nazistë.

“Ne nuk e dallojmë realisht se ku mbaron Bjellorusia, ku fillon Rusia, dhe anasjelltas. Ne jemi gjithashtu, sado e çuditshme të tingëllojë sot, këtë e kam thënë gjithmonë, një popull i ndarë në tresh, Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia. Ajo që po ndodh në Ukrainë është një tragjedi, pa asnjë dyshim. Por Alexander Lukashenko kishte të drejtë kur tha se nuk na lanë zgjidhje. Thjesht nuk kishte zgjidhje tjetër. Ishte vetëm çështje kohe se kur do të fillonte sulmi ndaj Rusisë”, tha Putin.

- Advertisement -

Presidenti rus shtoi se operacioni në Ukrainë mund të përfundohej dhe më shpejt, por pretendon se nuk po i intensifikon luftimet për të përmbushur qëllimet me sa më pak humbje. Akuzat për masakrat ndër civilë në Bucha i konsideroi false dhe i krahasoi me ato në Siri, ku sipas tij akuzat ndaj Assad për përdorimin e armëve kimike rezultuan false. Gjithashtu Putin pretendoi se sanksionet e perëndimit po dështojnë dhe paralajmëroi se i vetmi rezultat që do të arrijnë do të jetë një uri botërore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit