1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Fitoi Serbica”, “Humbi Skenderaj”

Rekomandime

NGA: HAFIZ SHALA

- Advertisement -

Familja Jashari “u rim*sakrua” më rëndë nga PDK-ja se sa ishte masakruar kur u flijua familja 56 anëtarëshe, shembull unikal në historinë e njerëzimit.

Edukata e atyre “analfabetëve” të pa shkollë e të pa arsimuar por, të edukuar nga “shkollat familjare të quajtura kulla me frengji”, gjithnjë përsëritej dhe flitej për mbrojtjen e “vatanit” (në gjuhën turke-atdheut), duke e mos tradhëtuar atdheun, duke mos u shitur të armiku dhe duke mos u bërë argat-spiun i tij.

Tragjikishtë, jo njëhere por për të satën herë po na përseritët e po na hakmerret tmerrësisht kjo dukuri edhe pas asaj që e përjetuam me Serbinë.

- Advertisement -

Shqiptarët e Serbicës, por jo edhe të Skenderajt, nën propagandën e ish “komadantëve hajdut, të akuzuar për krime, profiterë të shndërruar në milionerë, nga frika se, po nuk e marrin këtë “bastion të PDK-së të Serbicës”, që, ishte bastion i hajdutëve jo vetem të pasurisë shtetërore, blerje të tokave të shtetit më çmime damping e shitje deri në 7000 herë më shtrenjtë, bastioni nga i cili nën akuza të rënda për krime, vrasje të shqiptarëve, kupola e bastionit të PDK-së e cila, gjatë betejës së Familjës Jashari më hordhitë policore, ushtarake e paramilitare serbe, nuk iu gjindën pranë dhe as që ishin në gjendje ta zbrazin asnjë fishek kundër asaj force nga ana e “komadantëve çlirimtarë” e themelues të UÇK-së” të cilët, prapa emrit të Komadantit Legjendar, Adem Jashari dhe Hamëz Jasharit, u ngritën, vodhën, u pasuruan, bënë krime dhe tani, përballën më drejtësinë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, duka ua paguar shteti edhe shpenzimet e avokatëve mbrojtës, absurd unik në jurisprudencën botérore. Arsyetimi, “po gjykohët UÇK-ja”, që nuk është e vërtetë.

Këta “ komadantë”, le që nuk i dolën zot në luftë me armikun shekullor, Serbinë por, këta, sipas informatave, edhe ia kanë përgatitur kurthin Familjes Jashari duke i dhënë informata komadantit famëkeq serb, Ivica Stanishiqit rreth Familjes Jashari në detalje sa që edhe deri aty kan shkuar që, gjatë asaj kohe kur pregatitej sulmi ndaj kësajë familje, iu kanë dhënë informata se, kush ishin dhe sa në odën e Jasharajve, duke ua dhënë edhe numrin e mysafirëve në bazë të këpucëve të numëruara në hyrje të kullës.

- Advertisement -

A ka diçka më të rëndë kur, ajo pjesë e popullit tënd me emër shqiptar, e injoron luftën sublime, sakrificën unikale, digën kombëtare në mbrojtje të atdheut, vepër herioke, që njëherit ishte kushtrimi më i zëshëm në qenien shqiptare për bashkim në kryengritje kundër pushtuesit, të cilin të gjithë e degjuan e iu pergjigjën përpos, bastionit të Serbicës kundër Serbisë ecila, për

qëllim e kishte, zbrazjën e Kosovës (Dardanisë), shfarosjen e shqiptarëve përmes gjenocidit të tipit hitlerian dhe popullzimit të kesajë toke dardane më serb ardhacak nga viset tjera të ish Jugosllavisë, ashtu siç veproi në veri të Mitrovicës duke iu ndërtuar shtëpi e banesa pa leje ndërtimi e leje shtetërore të ish pushtetarëve, duke e realizouar idenë e “Serbisë së Madhe” apo, siq e quajnë ata, edhe “Botën serbe”.

Kur e mohon sakrificën e Familjës Jashari, e mohon historinë tënde krenare të dhimbëshme e të përgjakshme para syve të armikut i cili, çdo veprim shtetëtor si shtet sovran, ta mohon duke të kërcënuar me arsenal të fuqishëm ushtarak, siq ishte rasti i fundit rreth zbatimit të reciprocitetit.

Në këtë mënyrë po ia bën më dije armikut se, nuk jemi unik, jemi të përçarë në baza banale, për pushtet dhë karierë të individëve të cilët po nga ky bastion u lindën komadantë, politikanë, udhëheqës që ushtruan poste të larta shtetëtore të cilët, haptas ishin në anën e Serbisë, që falën tokë Dardane, e ndanë veriun e Mitrovicës në bashkpunim më KFOR- in, respektivisht politikën e franceze, e cila me paramendim dhe paralajmërim, e kushtezuan pjesëmarrjën në këtë mision ushtarak, vetëm nese ata vendosën në veriun e Mitrovicës. Dhe, ashtu ndodhi.

Të dy të akuzuarit më akuza të rënda që tani gjindën prapa grilave në hagë, ishin në bashkrëbdim më KFOR-in francez, duke mos iu lejuar shqiptarëve, të cilët thirreshin për mëshirë duke qajtur e lutur që t’i lejojnë të kthehën në shtepitë e tyre.

Tani, fitorja e Serbicës, është direktivë i atyre nga Haga, duke iu imponue e dirigjuar “fillozofinë e tyre politike” për ta marrë

pushtetin, për t’iu ikur përgjegjësive për, krim, korrupcion dhë tradhëti ndaj atdheut, për t’iu hakmarr për së vdekuri Komadantit Legjendar, Adem Jasharit i cili, le që ua zbuloi gënjeshtrat dhe mashtrimet për ledinë si “themelues të UÇK-së” por, edhe “pjesëmarrjën” në luftë, nëse Rogneri konsiderohej front lufte.

Familja Jashari, që në fillim, ua ndali hyrjen në kullat e Jasharajve atyre të cilët, e kishin tradhëtuar idealin e luftës për liri, pavarësi dhe shtet-ndërtim të Republikes së Kosovës (Dardanise), sipas arkitektit dhe ideatorit, Dr. Ibrahim Rugova.

Bekim Jashari, “fajin” kryesor e kishte sepse, hajdutëve dhe profitërëve të luftës nga bastioni i Serbices, ua ndërpreu dhe ua shoi shpresat rreth manipulineve me tenderë dhë formave të ndryshme të pasurimit enorm e jashtëligjor.

Veprat kriminale siq ishte rasti i sulmit të Avokatit Halilaj, dritën për diell nga bandat e Sami Lushtakut, kërkesa për drejtësi të pakapur, i kushtuan pinjollit të Familjes Jashari, zotit Bekim Jashari, i cili bëri aq sa mundi për Komunen e Skenderajit dhe popullatën e saj.

PDK-ja, ishte dhe ende mbetet kancer i Repunlikës së Kosovës (Dardanisë), pasi, që nga çlirimi, marrja e pushtetit me vjedhje votash, kërcënime e shantazhime, mu ashtu siç veproi për ta marr pushtetin e Serbicës, qëndruan një kohë të gjatë në pushtet që nga çlirimi e deri më 14 shkurt, duke e sjellë shtetin në pozitë inferiore ndaj Serbisë, duke bërë koncesione të dhimbëshme e të dëmshme për proceset, të cilat po vazhdojnë në tentim të arritjës së një Marrëveshjeje gjithë-përfshirëse me njohje reciproke në mes të Republikës së Kosovës (Dardanisë), dhe asaj të Serbisë.

Ky proces, falë politikave quislinge e vasaliste të ish Kryeministrit, ish Presidentit më bashkpunëtorët dhe bashkëpartiakët e tij, dhe koalicionit më, LDK-në, PDK-në, AAK-në dhe Nismën, e sollën Republikën në varësi të interesave dhe diktateve të Serbisë.

Populli, në zgjedhjet e fundit nacionale, i largoi me votën e lirë dhe demokratike, prandaj, udhëheqja e re e zgjedhur nga populli në nivel qendror, i filloi nismat pozitive e inkurajuese rreth luftimit të krimit, korrupcionit dhe pasurimit të jashtëligjshëm që i tronditi ata të cilët ishin të përfshirë në këto dukuri, ndër të tjerët edhe i ashtuquajturi “bastion i PDK-se” i Serbicës të cilët, përmes aferës pronto, u zbuluan lakuriq dhe dolën në sipërfaqe si pjesa më e komprometuar e UÇK-së të cilet tentuan t’ia qesin faqen e zezë atyre që u flijuan për të jetuar të lirë dhe të dinjitetshme në shtetin e tyre.

Ta mohosh sakrificën heroike të Familjës Jashari duke iu kundërvuar anëtarit të saj në krye të Skenderajt, një komunë e bastionit më të fuqishëm shqiptar kundër Serbisë, themeluese e vërtetë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës( Dardanisë), bashkpunëtor i Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova, themelues i shtetit të Kosovës( Dardanise), është, thjeshtë mohim i historisë më të re të përgjakshme e të bujshme jo vetëm të Kosovës (Dardanisë) por edhe të tërë shqiptarisë.

Qofshit të tupëruar përjetësishtë për këtë thikë pas shpine, jo vetëm Familjës heroike të Jasharajve por, edhe të kombit në përgjithësi.

Drenicë, distancohu nga këto vepra monstruoze antikombëtare, nëse doni të mbeteni në histori për t’u mburrur ose për t’u turpëruar.

Mos lejoni që një grusht i bajlozëve të çmendur për pushtet e pasuri, t’ua hedhin në plehra të kaluarën e juaj krenare sikur i të gjitha viseve tjera të Kosovës (Dardanisë). E nderuara Familja Jashari, Ju, jeni Institucion Kombëtar prandaj, mos ligësohi nga të liget, por qëndroni krenarë e me mburrje për sakrificën tuaj në interes të kombit në përgjithësi.

Ju jeni, megjithatë, Institucioni kombëtar para të cilit përjetësisht duhet të përkulet çdo shqiptar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit