Janë mbyllur takimet në raundin e parë eliminator në Confernece League.
Nënkampioni i Kosovës, Drita, është përballur me klubin shqiptar nga Tuzi, Deçiçin, derisa Llapi pati punë me Shkupin.
Drita arriti që të marrë fitore të madhe në sfidën e parë të rrethit të parë kualifikues, duke e mundur 2-1 skuadrën e Deçiç.
Drita e nisi keq, duke pranuar gol pas tre minutave lojë, Ilir Camaj e kaloi Deçiçin në epërsi.
Por, Drita reagoi menjëherë me Almir Ajzeraj që shënoi për 1-1 në minutën e 11-të.
Derisa golin e fitores e shënoi Marko Simonovski në minutën e 79-të. Javën tjetër Drita udhëton në Mal të Zi dhe do të tentojë të ruajë këtë rezultat, raporton Gazeta Express.
Derisa Llapi ka debutuar me humbje në garat evropiane ku po merr pjesë për herë të parë në histori të klubit.
Llapi u mposhtë 2-0 nga skuadra shqiptare, Shkupi.
Sonte luajti edhe klubi nga Shqipëria, Partizani që e mundi 5-2 Sf.Gheorghen.