-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Fjalët e Bashës pas dorëheqjes: Nuk isha për karrige

Rekomandime

Kryetari i PD Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje. Ai thotë se PD ka nevojë për zgjedhje të reja.

Pjesë nga deklaratat e Bashës pas njoftimit të dorëheqjes:

- Advertisement -

Korrupsioni i është mbivendosur një mluftë e brendshme. Unë personalisht investova gjithçka për një zgjidhje që do ti shërbente PD. Sot nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur dhe si ka ndiodhur kush kuishte të drejtë e gabim sepse do e qartësojë koha. Përpjekja ime për të mbajtur Pd tyë bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shumë dekomratë u përballëm me shumë sulme dhe si rezultat Pd sot po përjeton një krizë të thellë.

Kam vendosur të hedh një hap pas. Kjo nuk është një terheqje për rehati personale po një nxitje më shumë që PD ta bëjmë të gjithë bashkë. Dua ti them kujtdo që Pd duhet të shohë dreht të ardhmen që jam dhe do jem i angazhuar krah jush.

Nuk do të lodhem kurrë për të shprehur mirënjohjen dhe me vendosshmëri të bëjmë gjithçka. Kjo do të thotë se kjo do të vazhdoj pa reshtur e pa lëkundur duke u përpjekur me mish e m shpirt për ringritjen e PD.

- Advertisement -

Jam i bindur se ka nevojë të nisë sa më parë një analizë për bashkim parimor dhe ripërtëritje. Një proces i lirë nga baza i të gjithë lidershipit.

Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm.

- Advertisement -

Ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize dhe përbashkimi parimor më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD.

Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm, nga fushatat dhe gjuha denigruese, nga e cila dëmtohet PD dhe Shqipëria dhe përfiton vetëm Edi Rama dhe klika e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit