18.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Artur Zheji:Berisha merr drejtimin e PD, ka rënë dakord me Bashën, ai nuk do përjashtohet

Rekomandime

“Ka filluar në dijeninë time, sipas fjalëve të pakonfirmuara, por besoj se ka një lloj peshe, ka bisedime për të ndalur këtë fraksion dhe për të shkuar në bashkimin e PD. Me Bashën një hap pas dhe Berishën një hap para.”

Kështu shprehet analisti dhe gazetari Artur Zheji, kur komenton zhvillimet në PD. Sipas tij, Berisha dhe Basha kanë rënë dakord dhe kryetari aktual nuk do të përjashtohet, madje ai do të lejohet të marrë pjesë në garën për drejtuesin e ri.

- Advertisement -

“Por Basha do marrë pjesë në garën për kryetarin e PD”, shtoi Zheji, duke paralajmëruar zhvillimet interesante.

“Berishës i duhej forcë sepse ka bindjen, se si i dorëhequr, si pensionist, ai ishte ishte i zhurmueshëm. Konsiderohej si mbret pa mbretëri. Ai do marrë pushtetin në dorë dhe do negociojë me amerikanët. Është drejt kurorëzimit të marrjes së pushtetit, do vijë si kryetar i PD. Ka shumë kryetarë të PD në hije, që do marrin bekimin e tij, por doktori e ka ndarë mendjen që kryetari do jetë vetë.

Në planin personal, ka 3-4 takime në ditë në fushatë, në të gjitha zonat, në fshatrat më të humbura të Shqipërisë. Ai ka bërë një sforco personale të pabesueshme. Kjo është dhe një arsye se përse atë e kanë ndjekur. Për t’u kthyer te analiza ime: Doktori do kthehet si kryetar i PD.

- Advertisement -

Ka filluar në dijeninë time, sipas fjalëve të pakonfirmuar, por besoj se ka një lloj peshe, bisedime për të ndalur këtë fraksion dhe për të shkuar në bashkimin e PD. Me Bashën një hap pas dhe Berishën një hap para. Por Basha do marrë pjesë në garën për kryetarin e PD. Do kemi gjëra të reja, të çuditshme dhe shumë interesante”, u shpreh Artur Zheji në “Pikat mbi i”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit