Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump iu ka drejtuar popullit amerikan me një fjalim në Shtëpinë e Bardhë pas sulmit të Iranit me raketa balistike në bazat ushtarake amerikane në Irak.
Presidenti amerikan ka thënë që Irani nuk do të ketë asnjëherë armë bërthamore, transmeton Gazeta Express.
“Për sa kohë unë të jem President i SHBA-së, Irani nuk do të lejohet kurrë që të ketë armë bërthamore”, ka thënë Trump.
“Asnjë amerikan nuk është lënduar nga sulmi i Iranit,asnjë ushtar amerikan nuk është vrarë dhe ka pasur vetëm dëme të vogla”, ka thënë Presidenti amerikan në fjalimin para popullit amerikan.
“Irani ka kërcënuar botën e civilizuar, javën e kaluar ne ndaluam një terrorist të rrezikshëm që kërcënoi jetërat amerikane”, tha Trump.