16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Fjalët e trajnerit të Werderit për Rashicën pasi theu rekordin, dëshmojnë se ai është ndër më të mirët në Gjermani

Rekomandime

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka lavdëruar tejmase Milot Rashicën dhe impaktin e tij në skuadër.

- Advertisement -

Anësori i Kombëtares së Kosovës shkroi historinë për klubin gjerman, pasi u bë futbollisti i parë që shënon në gjashtë ndeshje radhazi në kuadër të Kupës së Gjermanisë
Ai realizoi së fundmi në fitoren 3-2 të ëerderit kundër Borussia Dortmundit, duke e kualifikuar skuadrën e tij në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Dhe, përfaqësuesi kosovar ka marrë lëvdata nga trajneri i tij.

“Ai thjeshtë godet nga çdo pozitë, shënon nga çdo pozitë. Miloti ka punuar gjithashtu në mënyrë të jashtëzakonshme në fazën defanzive”, ka thënë Kohfeldt, i cili nuk u ndal me kaq
“Rashica është rrezik për çdo mbrojtës dhe mbrojtje në Bundesligë”, vazhdoi ai.

- Advertisement -

Përndryshe, 23-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka kontribuar me katër asistime në 19 paraqitje në Bundesligë dhe Kupë këtë fushatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit