Sunday, July 21, 2024

Mërgimtari i frustruar pasi u kritikua për parkim të keq: Bën video të veturave “RKS” duke i quajtur kosovarët “lopë”

- Advertisement -
- Advertisement -

Me ardhjen e verës, Kosova gjallërohet nga numri i madh i mërgimtarëve të cilët vendosin që pushimet e tyre të verës t’i kalojnë me bashkatdhetarët e tyre.

Mirëpo, jemi dëshmitarë se gjatë muajve të verës shtohet edhe numri i madh i aksidenteve dhe kaosi në trafik.

Në media shpesh shohim lajme për mërgimtarët, të cilët gjatë javëve në Kosovë, vendosin të anashkalojnë rregullat që vlejnë në komunikacion. E për këtë shpeshherë arsyetimi është: “as ju nuk i respektoni rregullat, pse ta bëjmë ne?

- Advertisement -

Lidhur me lajmet e shumta për shkeljet që veturat me targa të huaja po bëjnë në komunikacion, ka reaguar edhe një mërgimtar, i cili ka vendosur që përmes një videoje të paraqes shkeljet që bëhen nga vetë kosovarët.

Ai ka dalë në një nga qytetet e Kosovës dhe ka evidentuar shkeljet që shoferët e veturave me targa të Kosovës kanë bërë gjatë parkimit. Lidhur me këtë ai ka “shpërthyer” edhe në ofendime, duke i quajtur lopë, gomerë e ofendime të tjera.

Fara e fëlliqtë, na përqeshin neve ausllanderave. Krejt në burg i kisha shti”, thotë ai ndër të tjera në videon e publikuar.

- Advertisement -

Shikoni videon:

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura