Një vajzë 22-vjeçare ka kaluar një natë të çmèndur me mikeshat e saj në ishullin spanjoll të Magaluf. Ngjarja ndodhi në korrik të vitit 2018 kur Megan Gerrard dhe gjashtë shoqet takuan 7 djem nga Newcastle.
Pasi u njohën, nuk u ndalën festat e çmèndura mes tyre dhe një ditë ndodhi e papritura që e befasoi. Ajo u gdhi dhe pa që kishte tatuazh inicialet e 7 djemve në kofshë. Kjo ishte bërë pasi natën e fundit, 22-vjeçarja me shaka kishte sugjeruar që të bënte këtë veprim, për të cilin djemtë këmbëngulën derisa e realizoi.
“Shoqet e mia mu lutën që të mos i bëja, por isha e vendosur që do t’i realizoja të gjithë”, ka shtuar ajo. Kur është kthyer në Londër ka kuptuar se disa prej tyre e kishin gënjyer për inicialet, pasi kishte gjetur emrat e vërtetë në rrjetet sociale.
Megan dhe vajzat e tjera mbajtën kontakt me djemtë për katër muaj, derisa zbuluan të dashurat e tyre dhe i bllòkuan të gjitha. Pavarësisht se do të mbeten inicialet në trupin e saj, 22-vjeçarja nuk është aspak e penduar, pasi mendon se ishte një eksperiencë e veçantë. Megjithatë i ka mbuluar duke bërë sipër tyre një tatuazh më të madh