Një flamur i UÇK -së është gjetur mëngjesin e sotëm në portën e oborrit të Ambasadës Serbe në Finlandë, në Helsinki, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.
“Në ndërtesën e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Finlandë, autorë të panjohur mbrëmë treguan flamurin e UÇK-së”, thuhet në deklaratë.
Siç shtohet, sot në mëngjes, ambasadori Sasa Obradovic hoqi flamurin nga hyrja në oborrin e ambasadës dhe njoftoi policinë e Helsinkit, e cila shkoi në vendin e ngjarjes, raporton kosovonline.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë dënon ashpër këtë akt provokues dhe vandal dhe pret që autorët të gjenden”, thuhet në deklaratë.