2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Flet bashkëshorti i Vjosa Osmanit: Sajuan lajme, sulme, gënjeshtra… nuk ua lë gjë pa u përdorur kundër nesh

Rekomandime

Prindon Sadriu, bashkëshorti i kandidates për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmanit, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

Ai ka goditur ashpër PDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pse nuk i ka përmendur me emra këto dy parti.

Sadriu ka theksuar se përgjatë fushatës elektorale, por edhe në heshtje parazgjedhore, pati sulme të ashpra e të fabrikuara ndaj Vjosa Osmanit, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Sulme, shpifje, sajime, gënjeshtra, fabrikime e idiotizma. Nuk u la gjë pa u përdorur kundër Vjosës, mua dhe familjes sonë nga dy anët e bolshevikëve. Bolshevikët në publik atakonin njëri tjetrin, ndërsa natën skutave fabrikonin lajme të rreme, shpifje. Gjithat kundër Vjosës. Kundër saj, sepse pikërisht te ajo shihnin rrezikun nga humbja e thellë. Prandaj edhe u bënë bashkë.

Nuk heshtën as gjatë heshtjes zgjedhore, të shtunën e të dielën. Për heshtje nuk brengosej as një pseudoportal i financuar nga Agim Bahtiri i cili nuk la genjeshtër pa fabrikuar ditën e zgjedhjeve dhe një ditë para saj, duke thyer cdo normë të demokracisë e kodit elektoral. U fabrikuan video montazhe, foto montazhe e cka jo tjetër. Temë negative nëpër medie u bë edhe fakti se unë nuk kisha votuar në të njejtin vend votim sikur Vjosa. Kjo u bë pikërisht ditën e votimit. Deri aty shkonin metodat stasiane të sulmeve të oponentëve.

- Advertisement -

Prandaj, kush do që i interpreton këto zgjedhje si garë fer, është larg të kuptuarit të nocionit dhe sistemit të demokracisë. Këso ‘fitore’ nuk i bejnë nderë asnjë partie. Fushata e ulët dhe denigruese e mbushur me fabrikime dhe gënjeshtra është shqetësuese për cilëndo parti që synon pushtetin.

Kosovës i duhet shembull i vlerave më të larta të demokracisë dhe i mirësjelljes, jo shembull i ardhjes në pushtet pa zgjedhur mjete e duke shkelur mbi të tjerët, duke njollosur të tjerët.

Bolshevizmi është sëmundje! Unë BESOJ në një Kosovë ndryshe nga kjo që kemi. Në një Kosovë ndryshe, por pa bolshevikët!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit