9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Flet Fadil Syleviqi, rrëfen lidhjet e tij me të arrestuarin e sotëm nga Gjykata Speciale!

Rekomandime

Tribunali Special sot ka njoftuar se konfirmuar aktakuzën e parë për krime të luftës. I akuzuari i parë është ish-eprori i UÇK-së, në Zonën e Llapit, Salih Mustafa.Pak orë pasi që i njëjti u arrestua dhe u dërgua në Hagë në qendrën e paraburgimit, është publikuar një fotografi e tij me ish-hetuesin policor, Fadil Syleviqin.

Cila është lidhja e tij dhe çfarë informacione ka pasur si dhe a ka marrë ftesë për intervistim deri më tani nga Specialja.Mëngjesin e ditës së sotme, pjesëtarë të EULEX-it e kanë arrestuar në shtëpinë e tij në Matiçan, ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.

- Advertisement -

Pak orë pas arrestimit, Specialja përmes një komunikate për media ka njoftuar se të njëjtit i kanë konfirmuar aktakuzën e madje edhe se e kanë përcjellë për në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Mustafa ishte ftuar për në Hagë në nëntorin e vitit që lamë pas e po atëherë dyshohet se është shkrepur edhe një fotografi e tij me ish-hetuesin policor, Fadil Syleviq.

E njëjta është publikuar sot pak orë pas arrestimit të Mustafës dhe siç shihet edhe në foto është bërë derisa të dy ishin në njërin nga restorantet e Kosovës.

- Advertisement -

Por, çfarë lidhje kishte Syleviq me ish-eprorin e UÇK-së si dhe carë akuza rëndonin mbi të? Ish-hetuesi policor ka folur sot gjatë ditës dhe ka thënë se kjo fotografi është një vit e vjetër.“Ajo fotografi është një vit e vjetër sigurisht, menzi e identifikova cili është ai vend. Është foto shumë e vjetër. Nuk kam koment diçka lidhur me të”, thotë ai, teksa shton se sa i përket Speciales nuk ka pasur kontakt me Mustafën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit