-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Flet Haxhiu: Ne i kemi lënë anash inatet politike kur kemi dashur t’i takojmë Thaçin e Veselin

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vlerëson se si Lëvizje Vetëvendosje do t’i adresojnë problemet që kanë nga paslufta me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli, sapo këta të kthehen nga Haga.

Haxhiu në një intervistë për “Info Magazine” ka thënë se për t’i takuar Thaçin dhe Veselin në Hagë kanë lënë anash inatet politike.

- Advertisement -

“Unë kam probleme me Thaçin e Veselin pas luftës apo ne si Vetëvendosje, dhe këto do t’i adresojmë sërish kur ata të jenë këtu. Mirëpo, në kohën kur kanë një aktakuzë që konsiderojë që përbën shqetësim serioz për ne. Natyrisht që ne jemi bashkë në këtë drejtim sepse konsiderojmë që ata që kanë kryer krime në Kosovë është Serbia që asnjëherë nuk ka dhënë llogari dhe përgjegjësi madje kriminelët serbë enden lirshëm edhe në Kosovë”.

“Ne kemi konsideruar që është e rëndësishme që të bëhet një vizitë e tillë, unë nuk kam mundur që të shkojë fizikisht për faktin se në kohën kur kam pasur interes të shkojë atje kanë qenë masat kundër COVID-19 dhe nuk janë lejuar vizitat. Mirëpo, pas lirimit të masave unë sapo kisha sjellë në jetë fëmijën tim prandaj e kam pasur të pamundur që të shkojë. Kanë shkuar zëvendësministri Sallahu, shefi i kabinetit dhe zyrtarja për mbështetje financiare dhe është e vërtetë që zotëri Thaçi dhe zotëri Veseli nuk kanë dashur që të na takojnë e kjo është çështje e tyre”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit