11.7 C
London
E diel, 24 Tetor, 2021

Flet komandanti i FARK’ut, Hisen Berisha: Si ndodhi ndarja e tij me LDK’në dhe bashkimi me PDK’në e Veselit

- Advertisement -spot_imgspot_img
- Advertisement -spot_imgspot_img

Ish- komadanti i njohur i UÇK-së, Hisen Berisha, para disa ditësh ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, i cili habiti opinionin publik duke qenë se z.Berisha ka qenë komandant i FARK-ut, fraksion që ka qenë në “rivalitet” me strukturat komanduese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Berisha ka qenë komandant i Batalionit I të brigadës “Agim Ramadani” në Koshare. Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline Berisha tregon arsyet se pse i është bashkuar Kadri Veselit në këto zgjedhje dhe cilat janë pikëpamjet e tij për LDK-në e tashme të Isa Mustafës dhe LDK-në e presidentit Rugova.

“Presidenti historik dhe kryetari i LDK-së dr.Rugova pas luftës i fitoi dy palë zgjedhje komunale, por ama Isa Mustafen asnjëherë nuk e zgjodhi kryetar të Prishtinës. Mbetur pa punë zyrtare, me kusurin e fondit te 3%-shit krijoi “Riinvestin”, nga i cili shkolloj me bursa gjeneratën tjetër të neotitistëve më të cilët tashme po e krijo vetëm “LIDHJEN” duke ia hequr demokracinë lëvizjes historike të shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Berisha.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë të Berishës dhënë për Indeksonlinet:

Z. Berisha, pse Hisen Berisha në PDK? Ju jeni të njohur gjate luftës si krah i FARK-ut çka ndodhi pse aderuat në partinë që drejtohet nga Kadri Veseli, i cili ishte në krahun e “kundërt”- në UÇK

Jeta ime politike nisi në rininë studentore, atëherë kur shqiptarët e Kosovës u ndanë përfundimisht nga komunizmi jugosllav.

Fëmijërinë e kisha të brumosur me dashuri për Shqipërinë dhe pikërisht atje u vendosa dhe formova personalitetin politik. Për shqiptarët e Kosovës lufta nuk u vonua dhe pa asnjë pritje unë u rreshtova në Ushtrinë Çlirimtare, aty ku liria për Kosovën mbiu nga pushka dhe gjaku i heronjve të Kosovës. Zoti deshi dhe këtu u njoha me kolonel Ahmet Krasniqin. Gjithashtu pata fatin që të njihesha dhe të rrugëtoja ushtarakisht deri në rënien heroike edhe me dy strateget e UÇK-së Agim Ramadanin – gjeneralin e taktikes ushtarake si dhe të vazhdojmë bashkëveprimin me Sali Çekun, trurin e organizimit dhe funksionimit të brigadave ushtarake në teren dhe shumë figura udhëheqësish ushtarak si komandantin e famshëm Adem Jasharin, simbol i vendosmërisë për sakrificë etj. Deri në ditët e sotme e mbajta me nder e dinjitet armën dhe amanetin e këtyre burrave për çlirimin e plotë të Republikës së Kosovës dhe formimin e ushtrisë së saj.

Angazhimi në politikë dhe konkretisht në PDK ndodhi pas konsultimesh dhe analizash me shokë të fëmijërisë, rinisë, bashkëluftëtarëve dhe intelektualëve me të cilët unë harxhoj ditët dhe jetën time si edhe personalitete jashtë Kosovës dhe tejoqeanisë.
Zbrita nga piedestali i ushtrisë ne rrafshin politik, për të qenë njëri nga ju në shërbim të realizimit të shtetit të Kosovës dhe luftës ndaj temave te hapura që po e godasin në vazhdimësi shtetin tonë. Vij me vij me kulturën dhe urtësinë e gjykimit të Sali Çekut dhe filozofinë e pajtimit dhe përafrimit të te gjithëve në shërbim te funksionalizimit te shtetit të se drejtës dhe mundësie te barabarta.

Cilat janë temat e hapura e më të ndjeshme të Kosovës që ju shtynë të hyni në politikë?

Kosova si shtet i dalë pas luftërash qindravjeçare kundër okupatorit serb, këtyre viteve të fundit ka pësuar goditje diplomatike të rëndë, të cilën klasa politike shqiptare nuk ka arritur ta amortizoje për shkaqe të divergjencave të kota, fanatizmit dhe inateve, stereotipeve partiake. Mos anëtarësimi i Kosovës në asnjë mekanizëm ndërkombëtarë, çnjohjet, ndryshimi i opinionit të partnerit tone strategjike e shume stagnime politike të tjera. Të gjithëve na kujtohet thënia e famshme e ambasadores së SHBA-së, kur VLAN gjashtë muaj pas zgjedhjeve e mbajti peng shtetin e Kosovës pa qeveri. Rezultatet e përafërta të partive shqiptare detyruan fituesin të krijonte koalicionin të cilin shpeshherë analiza e quajti jo normal.

Qeveritë e dala nga koalicione të tilla të cilat po na përsëriten në vazhdimësi, sollën dhe ënde po i sjellin Republikës së Kosovës trauma vështirë të rikuperueshme diplomatike. Përçarjet në koalicionet e jo natyrshme i futën si thikë në shtatin e Kosovës gjashtë pikat e Ban ki Mun-it. Historia e mëvonshme e koalicioneve zakonisht ka imituar këtë skemë, ku qeveritë zgjasin pake dhe krizat qeveritare thellohen shumë e më shumë. Në situatën e tillë e kam vërejtur si partinë me me së shumti gjasa për ti fituar këto zgjedhje të jashtëzakonshme PDK-në, prandaj vendosem që me shumë bashkëluftëtarë, miq, shoke të afrohemi tek PDK me qëllimin që të thellojmë fitoren e saj dhe shndërrimin e kësaj force në partinë që fiton bindshëm dhe njëherë e mirë ta nxjerrim Kosovën nga krizat dhe goditjet që po e dërgojnë shtetin buzë falimentimit.

Në analizën tonë jemi të bindur se vetëm fitorja e PDK-së me mbi 50% të zgjedhjeve e sjell stabilitetin ekonomik, financiar dhe politik të Republikës së Kosovës. Po punojmë fort, duke e diskutuar planin tonë me kolegë ushtarakë, profesoriatin e universiteteve të Republikës së Kosovës për ta startuar qeverisjen e cila nën drejtimin e PDK-së do të rindezë shkëndijat e shpresës për qytetarët e saj për të jetuar dhe punuar në vendin e tyre si dhe për ta ringjallur besimin e qytetarit te drejtësia, mirëqenia, arsimimi, trajtimi ligjor dhe shëndetësor në kushte të barazisë dhe dinjitetit human të standardeve evropiane.

Taksa 100%, ka qenë edhe temë e koalicionit, cili do të jetë qëndrimi juaj në këtë temë?

Kodi im gjenetik dhe tradita familjare, formimi i intelektual më shtyn të funksionoja mbi koncepte politike të së djathtës, prandaj kam qëndrimin se lufta me Serbinë duhet të zhvillohet në të gjitha fushat, përjashtua konfrontimet e hapura ushtarake, ngase shteti i Kosovës përveç tjerash është i krijuar për të sjellë stabilitet politik në Ballkan.

Lufta kundër mallrave serbe në Kosovë në asnjë rrethanë nuk duhet të shndërrohet në instrument politik. Taksa nga 100% duhet të kthehet në një taksë normative, ngase Republika e Kosovës nuk është koncept i shtetit mbi pronën, por është shteti që realizon të hyrat nga tatimet dhe taksat për mallrat që vijnë nga jashtë vendit. Lufta kundër mallrave serbe realizohet duke e luftuar informalitetin, korrupsionin, duke krijuar hapësira më të mëdha për tregti me vendet e zhvilluara si dhe ajo që është ndoshta kryesorja duke e rritur fuqinë blerëse të konsumatorit kosovar. Pra, duke ngritur pagat në Kosovë për te gjitha kategoritë e punëtoreve në të gjitha sektorët. Te gjitha këto qeveria e ardhshme e ka për detyrë ta realizojë, duke ndalur me këto masa edhe emigrimin e intelektit dhe rinisë kosovare.

Shkëmbimi i territoreve, po ashtu përbën temë rreth të cilës ju keni pas qëndrim shumë të ashpër. cili është qëndrimi juaj në të ardhmen?

Në fjalorin e drejtuesve të politikes shqiptare kjo teori u tha nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Qysh nga ajo kohë e deri sot kjo temë ka kaluar disa muaj dhe tashmë e ka një epilog i cili erdhi si përgjigje e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Populli shqiptar i Kosovës dhe opinionistet tashmë e dinë këtë përgjigje, ndërsa si Hisen Berishë i shpreh krejt admirimin tim trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetues për të dyja rastet pra edhe të grupit negociator dhe platformës së votuar në kuvendin e kaluar, posaçërisht në rastin e rrëzimit të marrëveshjes për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Mbi vendimet e gjykatave të vendit tim asnjëherë nuk do të dalë, nuk do ta diskutoj dhe as nuk do ta komentoj. Mbetem institucionalisti i cili plotësisht iu nënshtrohet ligjeve të Republikës se Kosovës !

Si ndodhi ndarja e Hisen Berishës me LDK-në, a keni pasë ofertë nga LDK-ja?

Ka shumë arsye, por nuk kam asnjë pike hatërmbetjeje personale. Së pari dua ta sqaroj se unë deri sa isha në Forcat e Armatosura të Kosovës, nuk i kam takuar asnjë partie politike. Unë udhëhiqem nga një parim amerikan, “kur barazimi të del dhjetë, para barazimit duhet me i ra X”.

Formimi im intelektual prej djathtisti më ka ofruar me shume me LDK-në. Gjate kësaj periudhe kam debatuar me akademinë ushtarake serbe për mbrojtjen e betejës së Koshares dhe ia kemi dalë ta zhvendosim tregimin e tyre edhe ta përafrojmë shumë afër realitetit ushtarak të ndodhur edhe kjo me ka afruar edhe me afër me pretendimet profituese të LDK-së.
Në veprimet e mija të deritanishme jam munduar në përpikëri të jetësoj parimet politike të Heroit Sali Çeku. Çdo veprim imi ka shkuar konform kushtetutës së vendit tim dhe në përpjekje të unifikimit të faktorëve politik në favor të shtetit dhe jo në favor te drejtuesve partiak. I tille do të mbetem edhe tutje!

Pa dashur ta bëj historikun e LDK-së, kjo parti pas vdekjes së Presidentit Rugova u shndërrua në surrogate duke u marrë peng nga po ato struktura të cilat gjatë luftës kishin ndalur financimin e zyrës se presidentit në ditët më të vështira të kombit Shqiptare në Kosovë.

Presidenti historik dhe kryetari i LDK-së dr. Rugova pas luftës i fitoi dy palë zgjedhje komunale, por ama Isa Mustafën asnjëherë nuk e zgjodhi kryetar të Prishtinës. Mbetur pa punë zyrtare, me kusurin e fondit të 3%-shit krijoi “Riinvestin”, nga i cili shkolloi me bursa gjeneratën tjetër të neotitistëve më të cilët tashme po e krijo vetëm “LIDHJEN” duke ia hequr demokracinë lëvizjes historike të shqiptarëve të Kosovës.

Të gjitha këto veprime larguan nga trungu i saj pothuajse të gjithë madje edhe me urdhra me shkrim nga lideri saj, duke e shkatërruar bërthamën e intelektit dhe patriotizmes kosovare brenda LDK-së.

Në analizën tonë LDK-ja është marr peng nga struktura të cilat peng e mbajtën fatin e shqiptarëve të Kosovës për gjate viteve të zeza të titizmit.

Jam luftëtar i lirisë, e dua lirinë e fjalës , lirinë e mendimit, lirinë votës dhe nuk i nënshtrohem nepotitzmit të krijuar dhe sponsorizuar nga “Riinvesti” i Isa Mustafës.

- Advertisement -spot_imgspot_img
Latest news
- Advertisement -spot_img
Related news
- Advertisement -spot_img