1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Flet mjeku i njohur: Çfarë duhet bërë kur COVID-19 të hyn në familje, si duhet të sillemi

Rekomandime

Nga Erion Dasho

- Advertisement -

Familja ka një rëndësi të jashtëzakonshme në kohën e COVID-19 për shumë arsye, ku do të veçoja: 1- Mbi 85% e rasteve të prekur nga COVID-19 trajtohen në shtëpi. 2- Në mbi 30% të rasteve të prekur nga COVID-19, përgjegjës është transmetimi midis pjestarëve të familjes. Nëse merren masat e duhura, në radhë të parë duke komunikuar me qytetarët, menaxhimi i COVID-19 në familje është masa më e rëndësishme lidhur me parandalimin dhe kontrollin e covid.

A. TRAJTIMI

Në se çdo vit ne kalojmë 2-3 viroza respiratore kryesisht nëpërmjet vetëmjekimit, COVID-19 bën përjashtim. Nuk rekomandohet vetëmjekimi i COVID-19 për shkak të rre zikshmërisë në përhapje (koeficienti R i përhapjes besohet të jetë mbi 3) dhe mundësisë për të zhvilluar komplikacione që rr ezikojnë jetën. Për më tepër COVID-19 hyn tek infeksionet e raportueshme dhe për rastet e dyshuara duhet kryer testimi konfirmues (testi i tamponit) bazuar në rekomandimin e mjekut.

- Advertisement -

Hapi i parë në çdo rast të dyshuar për COVID-19 duhet të jetë një telefonatë për mjekun e familjes ose numrin e urgjencës 127. Vetëm një profesionist mund të vlerësojë gjendjen e personit të dyshuar si të prekur nga COVID-19 dhe të vendosë për ndjekjen e mëtejshme. Në rast se vendoset për trajtim në kushtet e shtëpisë, elementi më i rëndësishëm është respektimi rigoroz i mjekimit, si dhe monitorimi i vazhdueshëm dhe i kujdesshëm i gjendjes. Rekomandimi im është për të paktën një herë në ditë komunikim me mjekun e familjes deri në shërim.

Dy parametra janë shumë të rëndësishëm për t’u monitoruar rregullisht: temperatura dhe oksigjenimi i gja kut. Të dy maten lehtësisht dhe me pajisje relativisht të lira (termometër dhe puls oksimetër). Këto duhet t’i njoftohen përditë mjekut dhe kur marrin vlera shqetësuese (këto ua komunikon mjeku) nevojitet komunikim i menjëhershëm me mjekun ose urgjencën mjeksore.

- Advertisement -

Nga simptomat duhet pasur kujdes për kollën (sidomos kur kjo është kollë që vjen nga mushkëria dhe duhet dalluar nga kolla që vjen nga fyti), marrjen e frymës, dhi mbjen e gj oksit dhe gjendjen konfuze të pacientit. Në rast se këto simptoma shfaqen, duhet njoftuar menjëherë mjeku ose urgjenca mjekwsore, në varësi të shkallës së problemit. Në përgjithësi, çdo përkeqësim i gjendjes qoftë gradual, qoftë i papritur i duhet komunikuar menjëherë mjekut që ndjek pacientin ose urgjencës.

B. PARANDALIMI

Elementi i dytë i rëndësishëm është parandalimi i transmetimit të COVID-19 tek pjestarët e tjerë të familjes. Këtu vlen një kompleksitet rregullash, ku do të veçoja: Rregulla për pacientin: 1. Pacienti të qëndrojë në dhomë më vete dhe mundësisht të përdorë një banjë më vete. 2. Konsumi i ushqimit veç pjestarëve të tjerë të familjes. 3. Qëndrim sa më pak në mjedise të përbashkëta. Respektim i distancës 2m. 4. Përdorimi i maskës sa herë hyn në kontakt me të tjerët. Maska të ndërrohet çdo ditë.

5. Pastrimi me kujdes i sipërfaqeve që preken shpesh si doreza dyersh, çelësa elektrikë, etj. 6. Të mos ndajë me pjestarët e tjerë të familjes enët e kuzhinës, pajisjet elektronike, etj. 7. Larja sa më e shpeshtë e duarve. 8. Dhoma dhe krejt shtëpia të mbahet e ajrosur mirë.

Rregulla për kujdestarët: 1. Respektimi i higjienës së duarve sa herë kujdeseni për pacientin. 2. Mbajtja e maskës në prani të pacientit (sidomos kur pacienti nuk mban dot maskë). Lani duart para vendosjes dhe heqjes së maska. Nëse maska bëhet pis, ndërrojeni. 3. Pastrimi i shpeshtë i shtëpisë, sidomos i sipërfaqeve të prekura nga pacienti. Kujdes i veçantë kur pastrohet dhoma ose tualeti i pacientit. 4. Kujdes kur lahen rrobat e pacientit. Mos i shkundni teshat e pacientit. Në se teshat e përdorura nga pacienti janë të ndotura, përdorni doreza kur i prekni ato. Lajini gjithmonë teshat në temperaturën më të lartë të mundshme.

5. Përdorni doreza kur lani enët e përdorura nga pacienti ose kur i vendosni ato në pjatalarës. Përdorni gjithmonë detergjent dhe programin me temperaturën më të lartë të mundshme. 6. Nëse e ndihmoni pacientin për të larë dhëmbët, për të pastruar hundët, etj., ose në se prekni objekte të ndotura nga jashtëqitjet apo pështyma e pacientit, gjithmonë përdorni doreza me një përdorim. 7. Mundohuni të mos pranoni në shtëpi vizitorë të panevojshëm. 8. Monitoroni me kujdes shëndetin tuaj. Nëse shfaqen simptoma të COVID-19, telefononi mjekun e familjes ose urgjencën.

Këto këshilla nuk zëvendësojnë mjekun! Ato vlejnë deri sa të keni kërkuar ndihmë mjekwsore ose të lexoni materiale rreth COVIDF-19 të botuara nga Ministria e Shëndetësisë ose Instituti i Shëndetit Publik. Pasi të keni biseduar me mjekun, këshillat e tij janë të detyrueshme për zbatim!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit