3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Flet nëna që e lindi foshnjën rreth 6.5 kilogramë në Gjinekologji

Rekomandime

Sot në Klinikën e Gjinekologjisë një grua nga Drenasi lindi foshnjën me peshë rreth gjashtë kilogramë e gjysmë.

Ajo në një intervistë për Klankosova tha se i gjithë procesi i lindjes i shkoi mirë.

- Advertisement -

“Kjo është hera tretë që bëhem nënë dhe po ndihem mirë. Dy fëmijët e tjerë kanë pas peshë më të vogël, njëri 3 kilogram e gjysmë dhe tjetri 4 kilogramë e 300 gramë, ndërsa sot kam lindur fëmijën me peshë 6 kilogram dhe 390 gram”, tha nëna e foshnjës së porsalindur.

Procesi i lindjes së foshnjës është bërë me anë të prerjes cezariane, njofton Klankosova.tv.

Lindja e një foshnje me një peshë të tillë përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit