1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Flet njëra nga tri vajzat që u suImua dje: KonfIikti nisi pasi donte favore sek*uale në dhomën e masazhit

Rekomandime

Njëra nga tri vajzat që u suImuan dje nga një burrë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë ka treguar ekskluzivisht se gjithçka ka nisur pasi suImuesi ka kërkuar favore sek*uale në dhomën brenda qendrës së masazhit ku ajo punon.

“Është klient i masazhës dhe është hera e dytë ose e tretë që vjen këtu. KonfIikti ka nisur për shkak se ka kërkuar favore sek*uale brenda në dhomë. Nuk i kena ofruar shërbime të tjera. Pagesën për masazh e ka bërë shoku i tij dhe jo ai. Në fund ka kërkuar me iu kthy pagesa për shkak që nuk ka marrë favore sek*uale, pas një ore që ka bërë masazh. Unë kam dal prej dhomës për shkak të sjelljes së tij. Kam qenë e detyruar mos me nejt më në atë dhomë para se me përfundu masazha”.

- Advertisement -

E njëjta, që ka folur në kushte anonimiteti, ka deklaruar se personi që i ka suImuar paraprakisht i ka ofruar edhe para që të dalin me të dhe sipas saj ajo dhe vajzat e tjera nuk e kanë pranuar një gjë të tillë.

Ajo ka thënë se pas refuzimit i njëjti i kishte kërcnuar, derisa shton se ato kishin qenë duke u përpjekur t’i fotografojnë targat e veturës së tij në momentin kur u suImuan.

“Kur ka dal na ka kërcnuar për me dal me to. Na ka kërcnuar për me shku me to jashtë. Na ka kërcnuar që na i publikon videot që na i ka bo me telefon të vetin. Mua më pengon kjo përderisa familjet tona nuk e dinë që punojmë këtu. Debati ka filluar kur na ka ofruar pare që na me dal me to. Na e kena refuzu edhe nuk kena pranu. Ka ardh puna që na ka prit në kerr. Ne kemi dasht me ja marrë tabelat e kerrit për me e lajmëru në polici edhe kjo është arsyeja që e kena inçizu. Masanej ka ardh puna që ka dalë prej kerrit edhe na ka suImu. Janë kon edhe dy persona të tjerë me to – drejtuesi i mjetit edhe një shok i tij që e ka ndihmu me u largu prej vendit”.

- Advertisement -

Vajza që ishte vlktimë e suImit ka deklaruar se e kanë lajmëruar rastin në polici për të cilët thotë se kanë dalë në vend të ngjarjes por nuk kanë arritur ta kapin personin në fjalë.

Ajo ka treguar se nuk ka pasë një rast të ngjashëm edhe më herët, derisa thotë se edhe personi që i suImoi e që është klient i qendrës së masazhit ku ajo punon ka pasë sjellje shumë të mirë më herët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit