4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Flet sërish Dick Marty: Jetoj prej 16 muajve nën mbrojtje të rreptë, unë s’kam pasur asgjë të bëjë me arrestimin e presidentit Thaçi

Rekomandime

Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, që kur bëri të ditur se prej 16 muajve jeton nën mbrojtje të rreptë pasi segmente të shërbimit sekret serb kanë provuar ta vrasin për t’ua vënë fajin kosovarëve është bërë kryetemë ndërkombëtare.

Marty ka folur sërish rreth gjithë kësaj ngjarjeje në një intervistë për RSI-në këtë të enjte, ku tregon se shënjestër u bë qe nga arrestimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Dhomat e Specializuara në Hagë më 2020.

- Advertisement -

“Për disa arsye, shtypi shqiptar filloi të më targetojë mua si dhe janë adresuar fjalë të urrejtjes edhe në parlament, pavarësisht se unë s’kam pasur asgjë të bëjë me arrestimin e presidentit Hashim Thaçi. Megjithatë, më vonë u zbulua se ishte një operacion i orkestruar nga elemente të grupeve ekstremiste serbe brenda shërbimit sekret që donin t’ia linin fajin Kosovës për atentatin ndaj meje”.

“Më vjen keq që asnjë nga politikanët përgjegjës për këto vendime nuk deshi të më japë shpjegim”, nënvizoi Marty, “sigurisht që nuk duam të shtojmë tensione mes Serbisë dhe Kosovës, megjithëse Zvicra ka ende shumë ndikim në to. Berni thjesht nuk dëshiron të ketë probleme me askënd sepse ato shtete lejojnë që Zvicra të jetë aktive brenda organizatave ndërkombëtare, të mos harrojmë se së shpejti do të ketë edhe një votim për t’i dhënë Zvicrës një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.

Mes tjerash, Marty bëri të ditur se pse vendosi të flasë për gjithë këtë tani.

- Advertisement -

“Unë fola vetëm tani sepse kisha respekt, ndoshta shumë, ndaj autoritetit gjyqësor federal, presionit mbi familjen time dhe veçanërisht mbi nipërit e mbesat e mia ishte shumë i madh. Me këtë gjest dua të demaskoj edhe dizajnin kriminal që përndryshe do të kishte shijuar heshtjen, aftësinë për të lëvizur në hije dhe për të krijuar habi”, tha ai.

“Nuk duhet të kemi frikë nga zhurma e të këqijve, por nga heshtja e të ndershmëve”, përfundoi Dick Marty, duke cituar Martin Luther King.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit