Florian Marku frikësohet se gruaja do të lindë gjatë meçit

    0
    232

    Florian Marku frikësohet se gruaja e tij do të lindë gjatë kohës kur ai të jetë duke boksuar me Jorick Luisetto në SSE Arena të shtunën mbrëma.

    Ylli shqiptar synon të vazhdojë rrugëtimin e tij drejt fitimit të titullit botëror në peshën e lehtë.

    “Jam vërtet shumë i lumtur”, tha Marku në konferencë për media.

    “Boksi është jeta ime, njerëzit nuk e kuptojnë këtë por është e vetmja gjë që më bën të lumtur”.

    “Tani që po flasim, gruaja ime është shtatzënë në muajt e fundit të shtatzënisë, kështu që mund të lind tani, nesër ose ditën tjetër”.

    “Shpresoj të mos lind të shtunën sepse s’do të jem në gjendje ta shoh atë, por jam i lumtur që gjendem këtu”.