Policia e Kosovës sot ka njoftuar se është arrestuar edhe një person i dyshuar për vra* sjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.
Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 19:00, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
IndeksOnline nga burime të sigurta mëson se i arrestuari është K.Mehmetaj i lindur më 1991.
Kujtojmë se, motivi i suImit ndaj autobusit në Gllogjan dyshohet të jetë i lidhur me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga po i njëjti vend, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor të vitit të kaluar.
Nga ky sulm vd *iqe tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës.
Për këtë rast janë arrestuar Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj. Mirëpo pak ditë më vonë njëri nga ta u lirua nga paraburgimi.
Vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një suIm me kallashnik0v që u bë drejtim të autobusit i cili ishte në lëvizje.