Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, është shfaqur në një fotografi me plis, derisa në pjesën e poshtme ka të veshura tuta të firmës ‘Nike’, shkruan Gazeta Metro.
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka publikuar një fotografi të veçantë ku shfaqet me plis në kokë.
Mirëpo ajo që bie në sy janë veshjet tjera që i ka kombinuar ajo me plis.
Në pjesën e poshtme Musliu ka veshur tuta të firmës ‘Nike’, derisa lartë ka veshur një bluzë të zezë.
Ajo këtë fotografi me disa të tjera i ka publikuar, pas lajmit që ka marrë se Këshilli Bashkiak i Krujës ka marr vendimin se sheshi qendror i zonës së re ku do strehohen familjet e prekura nga tërmeti në Fushë Krujë, do marr emrin e Heroinës tonë kombëtare “Shote Galica”.
Më poshtë keni postimin e plotë të Musliut në Facebook.