-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Franca do të mbyllë 76 xhami

Rekomandime

Franca do të mbyllë 76 xhami të cilat dyshohen për përhapje të radikaIizmit fetar, dhe 66 migrantë pa dokumente janë deportuar.

Masat e reja kundër përhapjes së ekstremizmit fetar janë duke u ndërmarrë nga qeveria franceze pas disa sulmeve ter.roriste në vend.

- Advertisement -

Qeveria franceze ka nisur një valë “masive dhe të paprecedent” për të Iuftuar eks.tremizmin fetar, ka thënë Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, duke shtuar se 76 xhami dyshohen për “separatizëm”.

Darmanin të enjten postoi në Twitter intervistën e tij me radio RTL, duke shkruar: “Në ditët në vijim, do të kryhen kontrolle në këto vende të adhurimit.

Nëse vërtetohen dyshimet tona, unë do të kërkoj mbylljen e tyre.”Ai gjithashtu tha se 66 migrantë të padokumentuar të dyshuar për “radikaIizim” ishin deportuar.

- Advertisement -

Qeveria e Presidentit Emmanuel Macron po merr këto masa si kundërpërgjigjje pas disa sulmeve vdekjeprurëse në javët e fundit, përfshirë therjen e tre personave në një kishë në Nisë dhe prerjen e kokës nga një refugjat çeçen i mësuesit të shkollës Samuel Paty pasi ai tregoi karikaturat e profetit Muhamed në një klasë për lirinë e fjalës.

Darmanin premtoi se do të godasë atë së cilës i referohet si “armiku i mbrendshëm”.

- Advertisement -

Në tetor, Macron paraqiti një plan për t’u ballafaquar me separatizmin islamik, duke e përshkruar Islamin si një fe në krizë në të gjithë botën.

Qeveria e tij- e akuzuar për islamofobi dhe “stigmatizim” të muslimanëve nga disa udhëheqës të huaj myslimanë dhe aktivistë francezë, por e mbështetur nga shumë votues francezë, veçanërisht nga e djathta – dëshiron të riimpozojë vlerat republikane sekulare franceze në rrethet e populluara shumë nga emigrantë muslimanë arabë dhe afrikanë që konsiderohen se i kanë shpëtuar kontrollit të shtetit.

“Deri më tani, shteti u përqendrua në radikaIizimin dhe ter.rorizmin,” tha z.Darmanin për Le Figaro. “Tani ne gjithashtu do të sulmojmë bazat e mbarështimit të ter.rorizmit, ku njerëzit krijojnë hapësirën intelektuale dhe kulturore për shkëputjen dhe imponimin e vlerave të tyre”.Z. Darmanin foli pasi planet u zbuluan në gazetën Le Figaro, e cila mori një dokument të ministrisë së brendshme të 27 nëntorit mbi “vendet e adhurimit myslimane separatiste”.

Dokumenti numëron 2,623 xhami dhe salla lutjesh në Francë – vende për rreth 5.7 milion myslimanë, sipas Pew Research Center – popullsia më e madhe muslimane në Evropën perëndimore. Shumë xhami janë të lidhura me traditat islamike në Afrikën e Veriut dhe Turqinë, por 41 përqind thuhet se janë pa përkatësi, “një kategori pak e kuptuar që mund të fshehë vendet e adhurimit që përpiqen qëllimisht të mos vërehen”.

Sipas dokumentit 76 xhamitë përfshijnë 18 shënjestra prioritare, nga të cilat tetë janë në zonën e Parisit.

Tre prej tyre ndodhen në departamentin e Seine-Saint-Denis në veri të kryeqytetit: njëra u mbyll nga një kryebashkiak lokal por qëndroi e hapur, një e dytë u mbyll zyrtarisht në 2019 por vazhdoi të organizonte lutje dhe e treta u pa si një rrezik sigurie.

Më 20 tetor, Franca urdhëroi mbylljen e përkohshme të një xhamie jashtë Parisit si pjesë e një goditje ndaj njerëzve që dyshohen se nxisin urrejtje.

Xhamia e Madhe e Pantin, që gjindet në periferi të verilindjes së kryeqytetit, kishte shpërndarë një video në faqen e saj në Facebook para sulmit ku shfrynte urrejtjen ndaj Paty, të cilit iu pre koka në mes të ditës pranë shkollës së tij.

Franca ka mbyllur gjithashtu dy organizata – bamirësia myslimane BarakaCity dhe një grup i të drejtave civile që monitoron kr.imet e urrejtjes – Kolektivi Kundër Islamofobisë në Francë (CCIF) për lidhje me grupe radikaIe, akuza të cilat këto organizata i mohojnë. Financial Times / Al Jazeera

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit