9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ish-ambasadori i SHBA-së në NATO: Iufta është e pashmangshme Putin e ka vendosur, do aneksojë 1/3-ën e territorit të Ukrainës

Rekomandime

Ish-ambasadori i SHBA në NATO, Kurt Volker deklaron në një intervistë për “Kathimerini” se Iufta në Ukrainë është e pashmangshme.

“Unë mendoj se Putin e ka vendosur. Ai do të bëjë diçka aty. Ai bëri kërkesa shumë të paarsyeshme ndaj NATO-s që kjo të njohë sferën e ndikimit të Rusisë. Ai e dinte që NATO nuk do të binte kurrë dakord me këtë. Kështu që ai e bëri këtë qartazi për të patur një pretekst në përdorimin e një lloj force ushtarake. Unë mendoj se ai po ndjek një projekt të krijimit të një Rusie të Madhe. Në vitin 2022 ne kemi 100 vjetorin e themelimit të Bashkimit Sovjetik. Ai është i interesuar në krijimin e një Rusie të Madhe në mbetjet e Bashkimit Sovjetik”, është shprehur Volker.

- Advertisement -

I pyetur nëse Gjermania do ta pranonte diçka të tillë, Volker shprehet thatë se: “Gjermania duket se e mendon si të arsyeshme për Rusinë që të ketë sferën e vet të ndikimit”.

Lidhur me problemet e furnizimit me gaz në rast të një sulmi, diplomati mendon se zhvendosja e kërkesës në treg nuk mund të ndodhë kaq kollaj, ndërkohë që disa vende do të vazhdojnë të blejnë nga Rusia.

Gjermania, Hungaria, Austria, Greqia, Serbia, janë disa prej këtyre vendeve, çka provon se konflikti në Ukrainë nuk pritet të gjenerojë bllokadë totale për Kremlinin.

- Advertisement -

Iufta sipas Volker është konkrete dhe nuk duhet parë si një konflikt në shkallë të gjerë. Sipas tij Rusia do të kërkojë të stabilizojë kufirin e ri duke rrëmbyer 1/3-ën e territorit të Ukrainë.

Në këtë pikë, diplomati ka vënë një bast publik kur ka shprehur mendimin se Rusia nuk do të kërkojë as Poltavën dhe as Kharkivin, dy qytete që gjeografikisht mbyllin kufirin para një pengese natyrore si lumi Dniepër që derdhet në Detin e Zi në perëndim të Krimesë duke krijuar një zonë të vazhduar ruse dhe duke ndarë de facto më dysh detin në fjalë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit