5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Katër aeroplanë bombardues të SHBA-së mbërrijnë në Angli

Rekomandime

Katër avionë bombardues B-52 kanë mbërritur të enjten nga SHBA-ja në stacionin e Forcave Ajrore Mbretërore në Gloucestershire të Anglisë.

Jeffrey Lee Harrigian, komandanti i Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, ka thënë se mbërritjet e planifikuara prej kohësh po përkojnë me një “mjedis të sigurisë globale gjithnjë në ndryshim”.

- Advertisement -

Ndërkohë, në një deklaratë, ushtria amerikane ka thënë se “rotacionet e bombarduesve përforcojnë angazhimin e SHBA-së ndaj aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të koalicionit për të ruajtur sigurinë dhe sovranitetin kolektiv”.

Muajve të fundit janë shtuar tensionet rreth Ukrainës si pasojë e vendosjes së rreth 100 mijë trupave ushtarake ruse në kufirin me këtë shtet.

Rusia e ka mohuar se synon ta pushtojë Ukrainën, derisa ka thënë se dërgimi i këtyre trupave është në kuadër të stërvitjeve ushtarake.

- Advertisement -

Mirëpo SHBA-ja dhe aletatët e saj e kanë paralajmëruar Rusinë për sanksione nëse bën pushtimin e Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit