23.4 C
Pristina
Monday, June 5, 2023

Cila është domethënia e gishtave të ftohtë?

- Advertisement -

Të rekomanduara

Nëse ju ndodh që vazhdimisht t’i keni gishtat e gjymtyrëve të ftohtë, atëherë mund të vuani nga ndonjëra prej këtyre sëmundjeve:

1. Sindroma Raynaud -Ngushtimi i enëve të gjakut në gishta, si reagim ndaj ftohtësisë, apo stresit emocional.

Për këtë shkak vjen deri te një ndjenjë e fortë e ftohjes, e bile gishtat edhe mund të ënjten.

- Advertisement -

Duhet të konsultoheni me imunologun, meqë Sindroma Raynaud mund të jetë tregues i ndonjë sëmundjeje autoimune.

2. Hipotireoza -Personat, të cilët vuajnë nga ngadalësimi i punës së gjëndrës tiroide, gjithmonë kanë gishta të ftohtë, meqë gjëndra tiroide e rregullon temperaturën trupore.

3. Anemia -Lodhja, dhembja e kokës, mungesa e ajrit dhe marramendja, të gjitha këto janë simptoma të anemisë.

Mungesa e hekurit në organizëm ndikon në temperaturën trupore. Anemia po ashtu zvogëlon furnizimin e organizmit me oksigjen, gjë që çon te ftohja e gishtave.

- Advertisement -

4. Shtypja e ulët e gjakut -Kur na bie shtypja e gjakut, atëherë enët e gjakut e dërgojnë gjakun nga duart dhe këmbët në organet vitale.

5. Pirja e duhanit -Nikotina shkakton tkurrjen e enëve të gjakut, për çka qarkullimi në gjymtyrë është i dobësuar, varësisht se sa pini duhan.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -