8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Franca po na bllokon liberalizimin për shkak të racizmit, vec që jemi shqiptarë

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Ambasadorja e Francës na e paska bë të qartë sot se nuk po na liberalizojnë vizat për shkak që disa vende evropiane po frikohen që kosovarët do të emigrojnë masovisht në Evropë.

Kjo nuk është e vërtetë. Franca na bllokoi liberalizimin ne në kohën kur do të duhej të hynim në paketë me Ukrainën e Gjerorgjinë.

Nëse do të duhej të frikësoheshin për këtë fakt, do të duhej ndaj vendeve të mëdha. Ukraina i ka mbi 40 milionë banorë, është vend më i varfër se ne dhe në prag të Ifutës me Rusinë. Pra, rreziku që miliona e miliona refugjatë ukrainas tia mësyejnë evropës është real. Por, atyre nuk iu bllokua procesi.

- Advertisement -

U bllokuam ne. Secili kosovar që ka dashur të shkojë në Evropë, ka shkuar me e pa vizë. Nuk na ndaloi askush. Janë duke u bllokuar studentët dhe afaristët që kanë nevojë të marrin kualitete evropiane. ProbIematikët i keni atje.

Por, bllokikimi nga Franca dhe Holanda ka bazë tjetër, raciste. Ata po na bllokojnë sepse jemi shqiptarë. E kanë bë këtë gjatë gjithë historisë. Ndërkohë, plot veprime të tyre janë proserbe, si nga Franca, ashtu edhe nga Holanda. Madje, edhe plot tradhëti ndaj NATO-s dhe aktiviteteve nga evropërendimorët kur bëhej fjalë për serbët janë pikërisht nga këto dy vende. Kujtojeni Srebrenicën, ku trupat holandeze bënin sehir. Kujtojeni Mitrovicën, ku në urë e bënë ndarjen trupat franceze, kujtoni spinuazhat e gjeneralit francez kundrejt trupave të NATO-s në favor të Serbisë. Madje, kujtojeni barazimin e Serbisë ndaj Portugalisë para dy vjetësh kur gjyqtari holandez ia mohoi golin në kohë shtesë Ronaldos në Beograd dhe coi Serbinë në botëror e la Portugalinë jashtë tij.

- Advertisement -

Në vitin 1999 ne ishim me fat që president i Francës ishte Zhak Shiraku, francezi i vetëm që nuk mund ta duronte Serbinë e nuk kishte aspak dashuri as për serbët. Të tjerët na urrejnë ne, prej shumë shekujsh madje.

Por, një popull nuk mund të bllokohet për shkak të racizmit. Duhet të ndryshojë kjo qasje. Evropa ka parimet e lirisë, të cilat më së shumti u proklamuan pikërisht nga francezët. Por, ato parime nuk mund të funksionojnë vetëm për vetveten dhe në mënyrë selektive. Marrin formë të plotë kur vlejnë për të gjithë. (Opinionet jane personale)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit