15.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Frashër Krasniqi: Ju kemi thënë se Kurti është rrezik për Kosovën

Rekomandime

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i cili tashmë aktivitetin e tij politik e ushtron në Partinë Socialdemokrate të Dardan Molliqajt, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit dramatike dhe paralajmërimet e SHBA-së për tërheqje të trupave nga Kosova

- Advertisement -

Krasniqi thotë se janë etiketuar si tradhtarë kur kanë thënë se “Albin Kurti është rrezik për Kosovën”, raporton Gazeta Express.

Një reagim të tillë Krasniqi e ka bërë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.

“Kur thojshim Albin Kurti është rrezik për Kosovën, na thojshit tradhtarë”, ka shkruar Krasniqi.

- Advertisement -


Mbrëmë senatori amerikan, David Perdue, kishte thënë se nëse Kosova nuk e heq taksën atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë ushtarake.

Ndërkohë një qëndrim të tillë e kanë shpërndarë edhe Richard Grenell dhe Robert O’Brien.

- Advertisement -

E sikur të mos mjaftonte kjo, djali i Donald Trump, ka thënë në mënyrë të qartë se “është koha që forcat amerikane të kthehen në shtëpi”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit