18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

LDK-ja prapa shpinës së Kurtit e çon zyrtarin në Shtëpi të Bardhë, Hyseni takohet me Grenellin

Rekomandime

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme është takuar me të Ngarkuarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

Hyseni ka thënë se me Grenell është takuar me autorizim të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, shkruan Reporteri.net.

Hyseni ka konfirmuar atë që e ka thënë edhe Mustafa se marrëdhëniet me Amerikën kanë hyrë në një fazë kritike. Mirëpo, ai ka thënë se e ka siguruar Ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme dhe se LDK kurrë nuk do të lejojë që ky partneritet të prishet.

Tutje, Hyseni ka thënë se LDK pajtohet dhe mbron qëndrimin që tarifa të hiqet menjëherë dhe pa kushte, ashtu siç kërkohet nga Presidenti Trump.

- Advertisement -

Sipas tij partneriteti me Amerikën nuk ka alternativë.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Me autorizimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, sot, në cilësinë e anëtarit të Kryesisë dhe Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LDK-së, u prita në Shtëpinë e Bardhë në Washington nga i Dërguari i Posaçem i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell.
Gjatë një takmi të gjatë dhe shterrues, bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon.
I përkushtuar fuqishëm për të çuar Kosovën dhe rajonin përpara drejt një zhvillimi dinamik ekonomik, Shtëpia e Bardhë dhe Ambasadori Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t’i hpaet rrugë dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet dhe do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.
Amerika është aleat i palëkundshëm i Kosovës dhe popullit të saj dhe mbetet fuqishem e përkushtuar ndaj interesave jetike të saj.
Por, Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatsisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj, ishte mesazhi i Ambasadorit Grenell, duke shtuar se Amerika nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj.
E sigurova Ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme.
LDK kurre nuk do te lejojë qe ky partneritet të prishet.
LDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur që të koordinohet dhe harmonizohet ngushtë me SHBA-të në çdo fushë.
LDK pajtohet dhe mbron qendrimin që tarifa të hiqet menjëhere dhe pa kushte, ashtu siq kërkohet nga Presidenti Trump.
Partneriteti me Amerikën nuk ka alternative.

Skender Hyseni

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit