3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Frashër Krasniqi përmes videos kritikon Ramiz Kelmendin se po i kushtëzon punëtorët e tij ta votojnë PDK’në

Rekomandime

Kandidati i koalicionit PSD – AAK, Frashër Krasniqi, përmes një videoje e ka kritikuar ish-deputetin dhe biznesmenin Ramiz Kelemendi për deklaratën e tij të fundit se punëtorët e tij do ta votojnë PDK’në.

Ditë më parë, Ramiz Kelmendi, i cili së fundmi po përkrah Kadri Veselin për kryeministër, tha punëtorët e tij do ta votojnë PDK’në.

Kelmendi i cili njihet si biznesmen i suksesshëm është kritikuar rreth deklaratave të tij, pasi që është vlerësuar se po i kushtëzon punëtorët e tij dhe po ndikon në pikëpamjet politike të tyre.

- Advertisement -

Frashër Krasniqi ishte deputeti që përmes videove ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e punëtorëve në sektorin privat, e veçmas të gjithë ata që punojnë në dyqane të mëdha, e Kelmendi është pronar i një rrjeti të gjerë të marketeve.

Në videon e fundit që Krasniqi e ka shpërndarë në Facebook e ka kritikuar ashpër Kelemendin dhe ka bërë thirrje që të ndalet kushtëzimi dhe detyrimi i punëtorëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit