1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Frika nga një valë e dytë e pandemisë, 11 shtete rikthejnë masat e izolimit

Rekomandime

Frika nga një valë e dytë e pandemisë COVID-19 është përhapur gjithandej në botë, teksa gjetja e një qasjeje të duhur midis lehtësimit dhe kufizimeve po del të jetë problematik për shumë shtete.

- Advertisement -

Të paktën 11 prej tyre kanë rikthyer disa apo të gjitha kufizimet, për ta parandaluar një valë të dytë vdekjeprurëse, pasi që numri i rasteve filloi të rritej.

Japonia, Kina, Korea e Jugut, Libani, Gjermania, Irani, Arabia Saudite, El Salvadori, Iraku, Sri Lanka dhe Pakistani janë detyruar t’i rikthejnë karantinat lokale apo mbylljet e përhapura, shkruan “The Telegraph”.

Dr. Hans Kluge, drejtor për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i ka paralajmëruar shtetet evropiane që të përgatiten për një valë të dytë vdekjeprurëse të infektimeve, duke thënë se tani është “koha për përgatitje, e jo kremtë”.

- Advertisement -

Japonia ishte shteti i parë që u përball me një valë të dytë, pas heqjes së kufizimeve kah mesi i marsit. Prej 12 prillit, shteti shpalli për së dyti gjendjen e emergjencës, duke vendosur për mbylljen e shkollave, ndaljen e tubimeve të mëdha dhe rekomandimin e njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit