-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Frikësohen nga gjithçkaja, Çekia vjen me sigurim dhe kuzhinier të vetin, në Kosovë

Rekomandime

Kombëtarja e Çekisë në futboll, sot do të aterojë në Prishtinë, do të zhvillojë një stërvitje, kurse nesër zhvillon duelin me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

- Advertisement -

Ky ekip nuk ka përvoja të mira nga udhëtimet në Ballkan në të kaluarën dhe duket se kjo është arsyeja, që përveç sigurimit fizik, ka angazhuar edhe një kuzhinier të posaçëm që të udhëtojë me ekipin.

Madje, lojtarët tregojnë për përvoja ku më herët janë sulmuar dhe shpresojnë që e njëjta nuk do të ju ndodhë në Kosovë.

Selektori Jaroslav Silhavy ka deklaruar se “më kujtohet një ndeshje në Maqedoni ku na gjuanin më gurë nga të gjitha anët. Të luash në Ballkan nuk është hiç lehtë, por shpresoj që UEFA këto gjëra tashmë i kontrollon më mirë, kurse ne duhet të jemi të qëndrueshëm” ,shkruan Sport.cz.

- Advertisement -

Lojtarët po ashtu kanë deklaruar se në të shkosh në Mal të Zi dhe në Kosovë do të thotë të zhvillosh ndeshje me lojtarë të ish Jugosllavisë dhe të gjithë e dimë se çka janë të gjendje të bëjnë atje. Janë shumë gjaknxehtë.

Mirëpo, Tomas Galasek, njeriu që ka qenë në Prishtinë dhe ka shikuar takimin ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë ka deklaruar se “të gjitha biletat do të shiten, atmosfera do të jetë e zjarrtë, por në ndeshjen me Bullgarinë, rrjedha ka qenë normale”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit