1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

FSK e gatshme të reagojë nëse rrezikohet territori, Isufi tregon kur do të blihen helikopterët

Rekomandime

Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes dhe koloneli Sefer Isufi, ka folur ka thënë se bashkëpunimi mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it është i shkëlqyeshëm.

Ai ka theksuar se FSK respekton marrëveshjes me KFOR-in për dërgimin e trupave në pjesën veriore të vendit, duke shtuar se janë të gatshëm për ndëhyrje nëse rrezikohet territori shtetëror.

- Advertisement -

“Sa i përket kësaj çështje të ndjeshme ne respektojmë mandatin e KFOR-it në Kosovë dhe njëkohësisht KFOR-i respekton mandatin tonë. Sa i përket pjesës veriore të Kosovës ne respektojmë marrëveshjen e cila është në fuqi për marrjen e lejes nga KFOR-i në kuadër të mbështetjes ushtarake për secilin qytetar të vendit pa dallim”.

“FSK 24 orë në 7 ditë të javës është në gjendje të plotë për reagim për çdo cenim apo rrezik që cenon territorin dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Isufi.

Tutje, Isufi tregoi se Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me vendet paqeruajtëse dhe se gjithçka ka qenë nën kontroll gjatë situatës së përshkallëzuar në veri.

- Advertisement -

“Mehaj ka qenë në kontakt intensiv me autoritet tona, komandantin e KFOR-it, ambasadorët e shteteve të QUINT-it, dhe Ambasadën e SHBA-së dhe gjithçka ka qenë në kontroll të plotë”.

Shefi për Komunikim Strategjik tregoi se ku do të shkojë gjysma e buxhetit të planifikuar për ushtrinë.

- Advertisement -

“Për 2022 janë të planifikuara 55 milionë euro për sistemet e mbrojtjes, ku përfshihet i gjithë kompleksiteti që ka sistemi i mbrojtjes si resurset njerëzore të arsimuar, mirë të trajnuar dhe mirë të pajisur”.

“Te sistemet edhe në këtë aspekt orientimi ynë është të blejmë sistemet e mbrojtjes që janë në përputhje me përmbushjen e detyrave që ka regjimenti i caktuar. Në këtë aspekt sistemet e mbrojtjes janë për të funksionalizuar kompanitë e luftimeve dhe kompanitë e mbështetjes luftarake apo komponentën e artilerisë”.

Se a është FSK afër helikopterëve të parë, Isufi tha: “Në qeveri është diskutuar projekti për blerjen e helikopterëve, aktualisht jemi në stadin fillestar të analizës, ky kapacitet ajror do të jetë në shërbim të FSK-së, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë”.

“Kemi krijuar një kontingjent të parë të pilotëve, kemi një kapacitet të krijuar dhe jemi në proces të trajnimit të kontigjentëve tjerë”.

“Përveç që kemi shkolluar pilotët e parë në Turqi, edhe këtë vit e kemi shpall konkursin me ofertën që na ka ofruar SHBA në akademinë e forcave ajrore”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit