10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

FSK nuk i merr paratë që qeveria ndau për ushtarët, Rama kërkon që të përdoren për nevoja tjera

Rekomandime

Komandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria në detyrë, që mjetet financiare shtesë për pjesëtarët e FSK’së, t’i dedikojnë dhe adresojnë për nevoja të tjera.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrotjes përmes një postimi në faqen zyrtare.

- Advertisement -

FSK si gjithmonë është e përkushtuar dhe e vendosur për të ndihmuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës, andaj duke vlerësuar shërbimin vetëmohues dhe mbështetjen që duhet ti japim vendit dhe qytetarëve në këtë kohë të krizës me pandemi globale kam kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria në Detyrë që mjetet financiare shtesë të ndara për pjesëtarët e FSK-së t`i dedikojnë dhe adresojnë për nevoja tjera”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, me Pakon Emergjente Fiskale ishte paraparë që përveç mjekëve, policëve dhe zjarrfikësve, edhe pjesëtarët e FSK’së t’i merrnin nga 300 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit