23.9 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Isa Mustafa i reagon ashpër Fitore Pacollit: Logjikë fashiste

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, lidhur me shërimin e nënës së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.“Logjikë fashiste”, e ka quajtur Mustafa, atë që e ka thënë Pacolli, duke shtuar se “sa për shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore

- Advertisement -

Shkrimi i plotë:

Logjikë fashiste!

Edhe të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit. Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare.
Sa pë shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre. IM

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit