Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e radhës në qytetin e Suharekës.
Me këtë rast, kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani theksoi se Suhareka po e konfirmon se partia e Isa Mustafës ka shënuar rritje.
“Unë isha këtu para pak kohësh dhe e shohim se sa shumë është shumu përkrahja për LDK-në. Herën e kaluar ishim në qytet të Suharekës për të diksutu për programin tonë, e sot jemi për të marrë motiv dhe fuqi për fitoren e madhe për LDK-në me 6 tetor”, ka thënë ajo.
Ajo përmendi edhe veprimtarin e njderë të LDK-së nga Suhareka, Ukë Bytyqi. Sipas saj, ai ka lënë pas një familje të jashtëzakonshme.