12.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Futbollistët e Serbisë veshin fanella me mbishkrime nacionaliste dhe Kosovën e bëjnë Serbi, pas fitores ndaj Portugalisë

Rekomandime

Futbollistët e Serbisë e festuan sigurimin e pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2022, pas fitores kundër Portugalisë të dielën, të veshur në fanella që mbanin mbishkrime nacionaliste.

Për më tepër, në një hartë serbe në fanellat e tyre, ata e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë.

- Advertisement -

“Le të valëvitë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumije (Mal të Zi)”, ishte mbishkrimi në fanellat e tre futbollistëve serbë që pozuan duke i ngritur lart tre gishta pas fitores 2:1 kundër Portugalisë në Lisbonë.

Ky mbishkrim në fanellate tyre është nga një këngë nacionaliste, e cila ishte himni i protestave të kishës në Malin e Zi në shtator.

- Advertisement -

Ceremonia e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, metropolitit Joanikije në Cetinje në Mal të Zi, u shoqërua me trazira të shumta.

Ceremonia në Cetinje i kishte zemëruar malazezët, të cilët e vlerësuan atë si fyerje ndaj vështirësive të Malit të Zi për sovranitet dhe pavarësim nga Serbia, pjesë e së cilës ishte nga fundi i Iuftës së Parë Botërore deri në vitin 2006.

- Advertisement -

Serbia e mposhti 2:1 Portugalinë midis Lisbonës të dielën, duke e siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022.

Serbia udhëtoi drejt Lisbonës e vetëdijshme se një fitore do t’ia fitonte Grupin A dhe rrjedhimisht do t’ia siguronte një vend në Katar 2022.

Kombëtarja serbe e fitoi Grupin duke i mbledhur 20 pikë nga tetë ndeshje, ndërsa Portugalia ngeli e dyta me 17 pikë.

Portugezët me Cristiano Ronaldon në krye do të kërkojnë një vend në Botëror përmes play-off’it.

Reanto Sanches e kaloi Portugalinë në epërsi pas vetëm dy minutave lojë dhe u duk sikur ish-kampioni i Evropës e kishte vulosur tashmë kualifikimit, duke e ditur se i mjaftonte edhe barazimi.

Pas shumë përpjekjeve, Dusan Tadic e barazoi rezultatin për Serbinë në minutën e 33-të, kur shënoi me një goditje rreth 18 metra largësi.

Alexander Mitrovic ia këputi këmbët portugezëve dhe e çoi Serbinë në Botëror me një gol në minutën e 90-të, i asistuar nga Tadic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit