U luajt mbrëmjen e djeshme në Athinë sfida mes AEK-ut dhe Trabzonsporit, e vlefshme për “play-off’ të Europa League. Takimi u mbyll me fitoren 1-3 të turqve nga Trabzoni, madje hero i ndeshjes ishte ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban me 3 golat e tij.
Ndeshja ka qenë mjaft e luftuar deri në fundin e saj, madje nuk ka munguar as tensioni. Protagonist në fundin e ndeshjes është bësë sulmuesi kosovar i Trabzonsporit, Donis Avdiaj, i cili është përplasur fizikisht me lojtarin serb Ognjen Vranjes.
Ky i fundit njihet edhe si një person nacionalist dhe kjo shihet qartë edhe nga tatuzhet me çetnikë që ka në krahë. Gjithçka mes tyre u sheshua me ndërhyrjen e futbollistëve të tjerë dhe gjithçka më pas vijoi normalisht.
Çekerim emaneti, s.kerim adaleti
— Donis Avdijaj pic.twitter.com/AcOzAbKdGm
— Golazo TS (@golazoTS) August 22, 2019